Ngrihet qendra ambulante e konsultave në QSUT, Beqaj: Përmirësojmë shërbimin
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka inspektuar punimet në qendrën më të re konsultative që po ngrihet në QSUT. Beqaj u shpreh se në sajë të këtij projekti do të ulet mbingarkesa në pavione, pasi qytetarët do të marrin çfarëdolloj konsulte në një ndërtesë të vetme. Qendra pritet të vihet në funksion pranverën e ardhshme.Qytetarët e Tiranës do kenë se shpejti një qendër të vetme ku të kryejnë konsultat për të shmangur kështu sorollatjet në pavione për të marrë shërbime të ndryshme.Gjatë inspektimit të punimeve, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u shpreh se numri i vizitave që mund të priten vetëm në një ditë do të jetë deri në 300.“Do të përmirësojmë ndjeshëm cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, ndaj pacientëve, nuk do të kemi më sorollatje nëpër pavione, por edhe do të ulim ngarkesën që kanë sot pavionet, ku brenda në të njëjtat hapësira ofrohet edhe shërbim për pacientët që janë shtruar, por edhe shërbim vizitash ambulatore. Janë 32 kabinete,që do të thotë, të paktën këtu do të realizohen rreth 300 vizita në ditë”.Projekti që i ka kushtuar buxhetit të shtetit mbi 50 milion lekë sipas Ministrit Beqaj pritet të vihet në funksion pranverën e vitit të ardhshëm.