Çertifikimi në shëndetësi, qeveria ndyshon kriteret dhe kohëzgjatjen e edukimit

Qeveria ka ndryshuar kriteret për certifikimin e bluzave të bardha. Tashmë nuk do të jenë vetëm mjekët, stomatologët dhe farmacitët që i nënshtrohen procesit të plotësimi të krediteve por do të përfshihen dhe ndihmës farmacistët, mamitë dhe infermierët.Në këtë mënyrë, edukimi në vazhdim do të përfshijë punonjësit në shërbime shëndetësore në institucionet publike ose private të kujdesit shëndetësor parësor, dytësor, terciar dhe ata të institucioneve akademike shëndetësore.Detyrim të njëjtë të plotësimit të krediteve e kanë dhe profesionistë të shëndetit të cilët punojnë me kohë të pjesshme.Edukimi në vazhdim nuk do të jetë më 5 vjeçar, ai tashmë do të zgjas 4 vite. Brenda këtij afati,  mjekët nuk duhet të plotësojnë më 150 kredite, por vetëm 120 kredite të edukimit në vazhdim, stomatologët dhe farmacistët e ndihmësfarmacistët 60 kredite nga 100 që ishte detyrim më heret, ndërsa infermierët e mamitë 40 kredite.Kusht është që 50% e numrit të kreditëve përfituara nga aktivitete të edukimit në vazhdim të lidhura drejtpërdrejt me specialitetin e profesionistit.Por me vendim të Këshillit të Ministrave pëcaktohen kritetet përjashtes të profesionistëve të shëndetit nga certifikimi.Nuk duhet të plotësojnë kreditet dhe as ti nënshtrohet provimeve të ëertifikimit ata që dalin në pension për 4 vite dhe nuk do të vazhdojnë punën e spitalet private.Përjashtohen gjithashtu profesionistët të cilët janë në pension dhe ushtrojnë profesionin. Në programin e parë u përfshinë 10.000 mjekë ku 200 prej tyre rezultojnë me 0 kredite.2 1