BE dinte për skandalin e Volkswagen dy vjet më parë

Bashkimi Europian ishte informuar dy vite më parë për skandalin e Volkswagen, por nuk ka reaguar.Mediat ndërkombëtare raportojnë se BE-ja është paralajmëruar në lidhje me mundësitë e parregullsive të Volksëagenit, por nuk ka tentuar të marrë asnjë masë kundrejt kompanisë.Alarmi është dhënë nga një raport i Qëndrës së Kërkimit të Përbashkët të Komisionit Europian. Këto arsye i shtynë aksionerët e Suzukit për të dalë nga Volkswagen grup, duke i shitur aksionet Porshit.Me sa duket telashet për Volkswagen nuk kanë të sosur. Pas skandalit të kësaj kompanie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në lidhje me fshehjen e sasisë së ndotjeve që automjetet lëshojnë në atmosferë, ka nisur një efekt domino, duke vijuar në Europë. Më saktësisht, në Zvicër bëhet me dije se autoritetet do të bllokojnë shitjen e 180.000 makinave, të cilat nuk janë shitur apo regjistruar.Kjo është vetëm maja e ajsbergut pasi Volkswagen ka pranuar zyrtarisht se janë mbi 11 milionë automobilë në të gjithë botën të cilët përmbajnë programin që manipulon testet e emetimit. Këtu përfshihen edhe makina të markave Audi, Skoda, Seat të cilat janë pjesë e Volksvagen Group.Bashkimi Europian i ka bërë thirrje shteteve anëtare që të nisin një investigim. Pas skandalit, Shefi Ekzekutiv i Volkswagen dhe dorëheqjen duke i lënë vendin pasuesit të tij, Matias Myler.Në një intervistë të tijën pas emërimit në krye të detyrës, 62-vjeçari u shpreh se punëtorët e kompanisë janë konfidentë se mund të rifitojnë besimin e tregut, por nuk dihet ende se cili do të jetë impakti i sanksioneve nga ana e shumë vendeve. Vetëm Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Volkswagen i detyrohet plot 18 miliardë dollarë./Oranews.tv/