"Drejtori i Parkut të Ujësjellësit Tiranë plagosi 2 persona në 2014"
Partia Demokratike denoncon bashkinë e Tiranës se ka ndërmarrë nëj valë shkarkimesh abuzive për t’i zëvendësuar mes tyre dhe me persona sipas saj të inkriminuarPërmes anëtarit të Këshillit Bashkiak Tiranë, Fabian Topallaj PD denoncon emërimin e e Drejtorit të Parkut të Ujësjellësit Tiranë, Eqrem Braçe, si një person i cili në maj 2014, plagosi 2 qytetarë në mes të dites në rrugën nacionale Fier – Levan.“Nën modelin Rama që pushteti jo vetëm merret por dhe mbahet me njerëz të inkriminuar, ka ri-rilindur tashmë edhe Bashkia e Tiranës me kryetar, Erjon Veliajn.Një nga emerimët e para të Veliajt në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime Tiranë, specifikisht në pozicionin e Drejtorit të Parkut të Ujësjellësit Tiranë, është graduar Eqrem Braçe, i cili në maj 2014, edhe pse zv-kryetar i Komunës Levan, plagosi me armë pa leje 2 qytetarë në mes të dites në rrugën nacionale Fier – Levan.”PD thotë se mjafton një kërkim I thjeshtë në google ku rezulton se drejtori i tij Eqrem Braçe ka probleme me ligjin.“Nuk ka kohë Veliaj se është i zënë me shkatërrimin përfundimtar të administratës së Bashkisë duke shkarkuar përditë dhjetra nëpunës që prej vitesh janë pjesë e administratës publike. Dje Veliaj ka shkarkuar në mënyrë krejt abuzive nga puna nënën e 4 fëmijëve zonjën Vjoleta Geca , e cila në përpjekje për ta takuar punëdhënësin e saj është konfrontuar fizikisht me Erjon Veliajn dhe shefen e kabinetit të Veliajt” deklaroi Topallaj.PD e mbylli deklaratën e saj duke I bërë thirrje Veliajt të “ndërpresë valën e shkarkimeve abuzive nga puna të nëpunesve të ndershëm dhe zëvendësimin e tyre me njerëz të inkriminuar./Oranews.tv/