Përçahet koalicioni PS-LSI në Dibër, PD bashkon votat me LSI për kreun e këshillit

Nga tre kandidatë në qarkun e Dibrës ka arritur të zgjidhet kandidati i LSI, Hajri Laçi falë bashkimit të votave me PD-në.Laçi ka garuar përballë kandidatit të PS Qazim Gjoni dhe ka fituar në unanimitet me 17 vota.Kanë qenë 4 këshilltarët e PD plus gjashtë votave të LSI dhe 7 të PS që i dhanë fitoren përfaqësuesit të LSI.Është hera e parë në 24 vite që Qarku Dibër drejtohet nga e majta ./Oranews.tv/