I moshuari gjendet i djegur në turrën e druve, dikur notar i Lokomotivës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2015, 15:37
Ish-notari i Lokomotivës të viteve 60-70 është gjetur i djegur në banesë.Sipas policisë lokale, ngjarja ndodhi rreth orës 09.00 dhe rrethanat janë ende të paqarta.75-vjeçari jetonte i vetëm në shtëpi, pasi bashkëshortja me fëmijet jetojnë në itali.Burime nga grupi hetimor, i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, bën të ditur se Baroti u gjet i djegur dhe i lidhur me një tel në këmbë.I moshuari është gjetur sipër një grumbulli drush dhe pranë ishte vendosur një bombël gazi që rridhte drejt tij, me qëllim që zjarri të ishte i menjëhershëm dhe i fuqishëm.Policia heton si pistën e vrasjes ashtu dhe të vetëvrasjes./Oranews.tv/