Nxënësit e menaxhim-turizmit mundësi punësimi edhe në Europë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2015, 17:47
Nxënësit që studiojnë në degën e menaxhim turizmit do të kenë mundësi që pas shkollimit të punojnë edhe në tregun europian.Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, i cili shpjegoi se menaxherët e turizmit do të pajisen me certifikatë trajnimi nga kompania gjermane Dekra me kurikula të certifikuara nga BE dhe trajnues gjermanë.Krahës marrëveshjes së pensioneve të nënshkruar mes qeverisë gjermane dhe asaj shqiptare ministri Klosi tha se bashkëpunimi do të shtrihet tashmë edhe në arsimin profesional për të njëhsuar kurikulat e dy vendeve.