Masat ndaj informalitetit, Fagu-biznesit: Mos tregtoni pa pullë

Nga Gjirokastra ku inspektoi masat ndaj informalitetit dhe evazionit fiskal tek biznest e mëdha. Drejtorja e Përgjithshme e Doganave, Pranvera Fagu siguroi se konsumatori nuk ka rrezik rrezatimi nga skanimi në dogana.Pranvera Fagu: Është publikuar edhe nga vetë përfaqësuesi i Rapiscan. Kanë të siguruara të gjitha llojet e çertifikatave për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve nga rrezatimi. Nuk ka rrezik të rrezatimit për shëndetin e konsumatorit.  Brenda një viti kompania Rapiscan duhet të instalojë të gjithë skanerat.Në lidhje me shqetësimin e biznesit për tarifimin e dyfishtë në doganë, Fagu pohoi se paguhet që në momentin që ligji hyn në fuqi.Pranvera Fagu: Nuk është shërbimi i munguar, megjithatë dua të vë në pah pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të doganave dhe gjithë doganave shqiptare që ne jemi ekzekutues, që do të thotë zbatues të ligjit. Ligji është shumë i qartë. Është një tarifë që paguhet për cdo deklaratë doganore dhe tarifa është e publikuar, 1 mijë euro e poshte dhe 1 mijë euro e lart. Biznesi paguan tarifën e skanimit  për deklaratë doganore.Numri 1 i doganave paralajmëroi se për të shmangur cdo abuzim cdo doganjer që kapet me shkelje do ndëshkohet./Oranews.tv/