Dekriminalizimi, asnjë përparim drejt konsensusit
Maxhoranca dhe opozita janë ende shume larg kompromisit për dekriminalizimin edhe pse tonet e zbutura të PS janë dukshëm një korigjim i qëndrimeve të prera në komision kur tentaun të zhbëjnë krejt veprimtarine e tij.Taulant Balla, 16 shtator 2015: Po një është e sigurtë që këtu ne bashkë të rrimë me ditë të tëra nuk do gjejmë konsensus kjo është e sigurtë. Nuk gjejmë dot konsensus.Zyrtarë të shumicës pas miratimit të draftit nga qeveria, rrëzuan çdo mundësi për konsensus me opozitën duke lënë të kuptohet se drafti i tyre do të ishte ligji final për dekriminalizimin.Kryetari i Komsionit të posacëm parlamentarë, Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, tha të mërkurën në mënyrë të prerë se opozita nuk tërhiqet të paketën në dy pika, shenjat e gishtërinjëvë dhe testin e drogës, pavarësisht se mazhoranca furnizoi tregun mediatik, me informacion se po arrihej një Konsensus.Lëvizja Socialiste për Integrim ishte ajo qe insistoi per formulën e kompromisit, duke mos u bere palë me draftin e PS për ndryshimet kushtetuese në funksion të dekriminalizimit dhe duke detyruar socialistët të pranojnë diskutime në komision edhe për draftin e PD, me qellim arritjen e një drafti të përbashkët.Ilir Meta: Të gjitha propozimet e tjera për të cilat nuk ka dakortësi ti dërgohen menjëherë Komisionit të Venecias dhe pas reagimit të Komisionit të Venecias ato të pranohen pa kushte cilado qofshin rekomandimet.Por edhe këtu demokrtatët kanë rezervat e tyre pasi mendojnë se Komisioni i Venecias duhet të jetë sugjerues dhe jo vendimarrës. Në këto kushtë shenjat për konsensus janë krejt të zbehta./Oranews.tv/