Uji i pijshëm nuk klorinohet prej një viti, DSHP: Banorët po sëmuren
Në rrethin e Devollit, janë qindra familje që rrezikohen nga infeksionet për shkak të mungesës së klorinimit të ujit të pijshëm.Mangësitë shfaqen që nga sigurimi teknik i depove, deri ne proçesin e klorinimit.Drejtoria e Shëndetit Publik, e cilëson serioz problemin që prek pothuajse të gjithë zonën e Devollit.Vali Nallbati:“Përjashto rrjetin qëndror që është për qytetin Bilisht dhe Bitinckë, në të gjitha depot e tjera ka mungesë të aparateve të klorinimit. Kjo ka ndodhur pasi në monentet kur firmat kanë dorëzuar përfundimin e depove dhe të rrjetit nuk kanë vendosur aparatin e klorinimit”.Në shumicën e depove të ujit në fshatrat e Devollit, mungojnë aparatet e klorinimit dhe kjo nuk krijon asnjë mundësi të kontrollit përsa i përket përdorimit të ujit të pijshëm.Drejtoria e Shëndetit Publik të këtij rrethi, duke parë gjendjen aktuale, vëren se banorët rrezikojnë të preken nga sëmundjet dhe të kenë rrezikshmëri të lartë nga uji i paklorinuar.Uji i pijshëm në fshatrat e Devollit, nuk klorinohet prej të paktën një viti, ndërkohë që për fat të mirë, rastet e infeksioneve nga prezenca bakteriale deri tani kanë qenë të pakta.[caption id="attachment_586432" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Vali Nallbati[/caption] /Oranews.tv/