Populli shqiptar merr një urim në shqip nga Erdogan për Kurban Bajram
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2015, 17:31
Besimtarët shqiptarë myslimanë kanë marrë një mesazh urimi për Bajramin edhe nga Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan. Në llogarinë e tij në Tëitter Erdogan ka uruar në disa gjuhë të botës mes tyre edhe në gjuhën shqipe.“Duke i uruar popullit tonë dhe gjithë botës islame Gëzuar Kurban Bajramin, uroj që kjo festë të sjellë qetësi për të gjithë njerëzimin”, shkruan Erdogan.Mesazhi i presidentit turk ka marrë falenderime edhe në gjuhën shqipe.