Abuzimet seksuale, artistët dhe të abuzuarit bëhen bashkë

Një artist dhe një viktimë e abuzimit seksual nga një prift i besimit katolik, janë bashkuar duke përdorur artin e tyre për të mbijetuarit dhe mbështetësit e tyre.“Për mua është thjesht një gjë ndryshe, përmes së cilës mund të lidhen njerëzit” tha Megan Peterson, drejtuesja e  Rrjetit të të mbijetuarve nga abuzimet seksuale në Nju Jork.“Është thjesht një mënyrë e rrallë e asaj përmes së cilës shumë prej nesh kalojnë dhe shpeshherë, kur mendoj se cfarë kam kaluar dhe cfarë kam vuajtur personalisht, më vjen më lehtë ta shpreh përmes artit sesa me fjalë. Ndaj mendoj se kjo është një mundësi për njerëzit në këtë nivel si unë që të lidhen bashkë apo qoftë edhe për njerëzit që e kanë përjetuar së fundmi një gjë të tillë”25 vjecarja Peterson, është një prej qindra personave, që ka rënë pre e abuzimit seksual nga një prift i Kishës Katolike.Kur ishte fëmijë, Peterson ishte një e krishterë e devotshme, e cila shkonte rregullisht në Kishën e Crookston, Minesota. Cdo mëngjes, përpara se të shkonte në shkollë, ajo ndalonte në kishë për tu lutur, me shpresën se në të ardhmen do të bëhej murgeshë. Ajo thotë se gjithcka për të ndryshoi rrënjësisht një mëngjes në vitin 2014, në kohën kur ishte vetëm 14 vjece, teksa u sulmua seksualisht nga At Joseph Palanivel Jeyapaul.Jeyapaul kishte ardhur nga India në vitin 2004 dhe shërbente në Kishën Blessed Sacrament në Greenbush, Minnesota, një qytet i vogël në kufi me Kanadanë. Në vitin 2005, pasi u akuzua për abuzim seksual edhe nga vajza të tjera të mitura, Jeyapaul u largua nga Minnesota dhe u rikthye në Indi për tu kujdesur për nënë  e tij të sëmurë.Peterson u përpoq për shumë kohë, përmes edhe ekipit legal që u morr me këtë cështje, që atij ti hiqej veli dhe në atë periudhë ati u pezullua nga dioqeza e Indisë. Më pas, Peterson arriti të fitojë gjyqin që prifti të ekstradohej në SHBA por pasi kërkoi falje u rikthye në Indi. Ende sot, ai vijon të punojë në shkollën katolike dhe të ketë sërish kontakt me fëmijë.“Nuk kam parë ende shumë ndryshime në këtë sens ndaj mendoj se nuk kemi bërë mjaftueshëm përpjekje. Ne jemi cdo ditë në terren me të mbijetuar apo të prekurit nga këto raste. Atyre që kisha nuk ju ofron mbështetje, ja ofrojmë ne” tha ajo.“Ai që abuzoi me mua ende përballet me akuza për abuzim seksual ndaj unë ende jam në luftë me Kishën Katolike, edhe pse ende jam besimtare”.Papa Francesku ka nisur prej muajsh një përpjekje për të identifikuar dhe për të përjashtuar nga Kisha Katolike, të gjithë ata anëtarë të saj apo klerikë katolikë, që janë akuzuar për dhunë seksuale ndaj fëmijëve, sikurse edhe zyrtarë të dioqezave, që mund të kenë qënë në dijeni në skandaleve të tilla që përfshijnë kishën por që kanë mbetur larg syve të opinionit publik.Pavarësisht këtyre përpjkjeve të Atit të Shenjtë, anëtarë të Kishës e pranojnë se hierarkia e Kishës ende nuk ka marrë masat e nevojshme agresive, për t'i dhënë fund këtyre skandaleve.“Papa Francesku dhe zyrtarët e Vatikanit nuk i kanë marrë ende nën shqyrtim rekomandimet e 2 komiteteve të pavarura të Kombeve të Bashkuara, pasi këto të fundit kanë bërë rekomandime vërtet të forta. Një prej tyre është shumë i lehtë, i dukshëm, ndaj pse nuk i marrin parasysh? Thotë Barbara Blaine, themeluese dhe presidente e Rrjetit të të mbijetuarve nga abuzimet seksuale në Nju Jork.“Nuk ka aspak tolerancë zero për abuzimet seksuale në ambjentet e kishës apo anëtarë të saj” thotë Peter Isely, bashkëthemelues dhe anëtar i rrjetit.“Me fjalë të tjerë, nëse je abuzuar seksualisht dhe je një prift, nuk ka asnjë rregull apo ligj nga vetë Kisha Katolike, që në mënyrë automatike dhe të menjëhershme të largohesh nga ky post i shenjtë, ose më mirë licensa nuk revokohet. Nuk flas për akuza dhe dyshime, flas për raste kur abuzimi është i provuar. Kam patur rastin dhe fatin të bisedoj me Papën dhe kjo është një nga pyetjet që i drejtova atij. “A mund të jetë një prift, abuzues ndaj një fëmije”?/Oranews.tv/