Ndryshimet kushtetuese, ja 10 nenet që propozon të ndryshojë PS
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2015, 16:29
Dhjetë nene të kushtetutës duhet të ndryshohen nga Parlamenti për të bërë të mundur zbatimin e ligjit të dekriminalizmit. Ky është propozimi i ardhur nga 28 deputëtë të PS që parashikon disa ndryshime në ligjin themeltar të shtetit, propozim që deri tani nuk ka marrë mbështetjen e LSI.Kuvendit i propozohet të ndryshojë nenin 45 të Kushtetutës, ku përjashtimet nga e drejta për t'u zgjedhur,dhe ushtrimi i mandatit të deputetit do të përcaktohen me një ligj të posaçëm të miratuar me 84 vota.Po ashtu, Kryeministër dhe nëpunës publik nuk mund të emërohet një shtetas që është i përjashtuar nga e drejta për të mbajtur një detyrë të tillë. Edhe gjyqtarë, nuk do emërohen individët që janë pjesë e këtij përjashtimi.PS propozon edhe që në nenin 149 të Kushtetutës, të përcaktohet se Prokuror i Përgjithshëm apo prokuror, nuk mund të emërohet shtetasi që është përjashtuar nga e drejta për të ushtruar një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj posaçëm të miratuar me tri të pestat e të gjithë antarëve të Kuvendit.Neni i fundit që duhet të ndryshojë sipas socialistëve është 167 që përcakton se Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore, të marrin pjesë në parti ose veprimtari politike, apo kur janë përjashtuar nga e drejta për t'u zgjedhur ose emëruar në një funksion publik sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posaçëm të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit./Oranews.tv/