Legalizohet xhamia, merr lejën në ditën e Kurban Bajramit

Në ditën e Kurban Bajramit, xhamia "Riza Bajrami', njohur ndryshe si xhamia me katër minare, që gjendet në zonën e Plazhit në Durrës është pajisur me lejen e legalizimit. Xhamia "Riza Bajrami" një ndërtim pa leje është formalizuar në ditën e shenjte për besimtarët myslimanë.Flamur Gjuzi drejtor i ALUIZNI Durrës: Legalizon xhaminë, një nga mrekullitë e Ballkanit përsa i përket kulteve fetare. Do legalizohen jo vetëm banesat e qytetarëve, por edhe ambientet social kulturore sic janë xhamitë ose kishat në vazhdimësi.Vangjush Dako: Jemi në këtë ditë të shënuar për ti dhënë lejën e legalizimit komunitetit mysliman për një godinë social-kulturore.Xhamia e ndërtuar dy vjet më parë në një sipërfaqe trualli prej 4 mijë e 200 metra katrorë, vetëm sot ka mundur të marrë lejen e legalizimit./Oranews.tv/