Sërish proteta kundër Presidentit kinez, kësaj radhe në Washington
Dhe ashtu siç ishte parashikuar, pas protestes në Siatëll, presidenti kinez Xi Jinping është pritur në të njëjtën mënyrë edhe në Washington.Por kësaj radhe , protesta ka një tjetër argument, ekonomik. Xi vizitoi fabrikën Everett në Washington, në të cilën prodhohen avionë Boeing 777 and 787, por jashtë dhjetra persona me pankarta në duar bënin thirrje shisni avionët tanë, por jo punën tonë, mështetje për punën e amerikaneve.Të mërkurën, Boeing njoftoi se kishte marë një porosi gjigande nga Kina për avione në vlerën 38 miliardë dollarë.Boeing gjithashtu tha se do të nënshkruajë një marrëveshje me Kinën për ndërtimin e një qendre për prodhimimin e modelit 737 s njëlloj si fabrika e Washingtonit.Protestuesit janë kundër kësaj marrëveshje, pasi i tremben humbjes se vendeve të punës dhe gjithashtu humbjes se tregut.Sipas tyre Kina merr punen e tyre dhe kompania merr dollaret.Xi ka nisur vizitën e një javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllim përmirësimin e marredhenies mes dy superfuqive ekonomike, dhe për ti dhënë një shans biznesit kinez të bashkëpunojë më atë amerikan.Turi i tij do të mbyllet me një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork më 28 shtator.