Përplasen prokurori-gjykatë: Po zbuten masat e sigurisë për të pandehurit
Prokuroria dhe Gjykata e Vlorës përplasen mes tyre vrasjen e trefishtë në prill të këtij viti në lagjen “Çole”.Organi i akuzës pretendon se ka prova të mjaftueshme për të kërkuar arrestimin e tre të dyshuarve për vrasjen e Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj me 07.04.2015, gjatë një konflikti me armë.Të pandehurit akuzohen për “vrasje në rrethana cilësuese”, në bashkëpunim dhe “armëmbajtje pa leje”.Fillimisht, të akuzuarit janë hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”, por sipas Prokurorisë gjykata e Vlorës zbuti masën e sigurimit për shtetasit Ani Begaj dhe Bertil Aliaj, duke i vendosur “detyrim për paraqitje”, pavarësisht provave të shumta në ngarkim të tyre.Ndërsa dje do të shqyrtonte kërkesën e të dyshuarit të tretë për ngjarjen, Aleksandër Llanaj, për ndryshimin e masës së sigurisë, por seanca nuk është mbajtur për shkak të mungesës së Prokurorit.Ndërkohë sot Prokuroria e Vlorës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim kërkesën ndaj tre personave, duke synuar të shmangë në këtë mënyrë shqyrtimin e ndryshimit të masës së sigurisë nga i njëjti gjyqtar që ka zbutur masën edhe për dy të pandehurit e tjerë.“Sipas procedurës, gjyqtari që ka qenë pjesë e shqyrtimit të masave të sigurisë gjatë fazës së hetimeve, nuk mund të jetë më pjesë e shqyrtimit gjyqësor pasi nis gjykimi”.