Birra Tirana atmosferë festive në qendër të kryqytetit

Birra Tirana ka krijuar një atmosferë të veçantë në qendër të kryeqytetit. Festa ka nisur në 18 shtator dhe do të qëndrojë e hapur deri në fillim të tetorit.Alban Xhaferi, drejtori i përgjithshëm i kompanisë premton birrë cilësore për të gjithë konsumatorët.Alban Xhaferi: Birra është një produkt që ka specifikën që të jetë i freskët. Sa më i freskët është, aq më i mirë është. Birra Tirana ka një nismë që në një gotë birrë 10 lekë ose 100 lektë të vejtra shkojnë për fëmijët në nevojë. Ne mendojmë se do të jetë afërsisht një sasi prej 10 mln lekësh të cilët do ti shkojnë kësaj kategorie.Qytetarë të shumtë kanë vizituar stendat e kësaj birre. Nuk kanë munguar as të ardhurit nga Australia apo Hollanda.“Kam qenë 4 herë në Tiranë, por kësaj here kam mbetur i mahnitur nga kjo atmosferë e krijuar. Birra Tirana është e shijshme dhe e pëlqej shumë”Birra Tirana është krijuar për herë të parë në vitin 1960 dhe tashmë eksporton në Kosovë dhe SHBA./Oranews.tv/