Gëzuar Bajramin! Tirana sot në mëngjes

Mijëra besimtarë ishin pjesë e festimeve dhe faljes së namazit të Bajramit. Ceremonia e Bajramit u organizua si çdo vit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku mijëra besimtarë ishin pjesë e festimeve dhe faljes së namazit të Bajramit.Ceremonia ka filluar me fjalën më të bukur, me këndimin e një pjese nga Kur'ani Famëlartë, të cilën e përcolli hafizi Enes Hyka.Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu, uroi besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për festën e Kurban Bajramit."Më lejoni që në këto çaste të gëzuara të festës së Kurban Bajramit, festës së sakrificës dhe përkushtimit, t'ju përcjell urimet e mia më të përzemërta, paqe, lumturi dhe gëzim sjelltë në familjet, miqtë dhe të afërmit tuaj. Sot është Kurban Bajrami, festa që simbolizon, sakrificën sublime të njeriut të përsosur, dhe shënjon kulmin e bindjes, besnikërisë dhe dashurisë ndaj Allahut të plotfuqishëm. Kuptimi i kurbanit dhe sakrificës në Islam, nuk qëndron në derdhjen e gjakut të një kafshe, por në aktin e bindjes", u shpreh nënkryetari Spahiu.11999738_956032484457307_8542331300340954173_o 11838691_956033077790581_119430089198073664_o festa e bajramit 12031436_956033271123895_8045172494298660587_o 12000986_956033421123880_7316378136617971478_o festa e bajramit festa e bajramit festa e bajramit 12045399_956032421123980_5625994460486174160_o festa e bajramit