Plagosi motrën dhe kunatin në banesë, kërkohen 35 vjet burg për Gëzim Karrulin
Prokuroria për Krime të Rënda përfundon hetimet dhe kërkon dënimin me 35 vjet burgim për shtetasin Gëzim Karruli, autori i plagosjes së kunatit dhe motrës së tij.Ngjarja ka ndodhur në të gdhirë të së mërkurës së 17 dhjetorit 2014, ku 30-vjeçari plagosi me pistoletë në banesën e tyre çiftin e bashkëshortëve Fiqeret dhe Shkurte Balla.Ai qëlloi fillimisht kunatin me dy plumba dhe pastaj zbrazi dhe dy të tjerë mbi të motrën.Karruli do të arrestohej një ditë pas ngjarjes së rëndë. Ai kërkoi gjykim të shkurtuar, kërkesë që u pranua nga gjykata.Mbi të rëndon akuza për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë, dy herë.Shkak i ngjarjes mendohet të ketë qenë një debat i bërë një natë më parë me 30-vjeçarit dhe çiftit Balla.“Si motiv i goditjes me arme zjarri tregohet se i pandehuri Gezim ka qënë shume i deshperuar ne atë periudhe pasi ai po u ndante nga bashkeshortja e tij dhe kishte problemin e djalit që nuk mund te pranonte që ta mbante bashkëshortja e tij. Një teme e tille ka qënë një natë para ngjrajes, ku ai kundërshtonte qëndrimin e Shkurtes se nëse ato ndaheshin, femija i takonte nënës së tij ta mbante”.Në dëshminë e tij Karruli ka mohuar këtë version, duke pretenduar se kunatin e qëlloi se i shante të motrën, ndërsa mbi Shkurten kishte qëlluar pa dashje.“ Une e kam qelluar shtetasin Fiqeret Balla ne mengjes per arsye se ai shante motren time Shkurten dhe e kam qelluar dy here, ndersa motren time e kam qelluar pa dashje. Mbas ketij veprimi une jam larguar me vrap dhe jam fshehur afer shtepise se tyre diku 300- 400 me larg...”.Ngjarja 2 javë pasi ishte kthyer nga ItaliaNga hetimet e Prokurorisë, rezulton se i pandehuri Gëzim Karruli ka jetuar në Itali që prej 16 vitesh. Rreth dy javë para ngjarjes, ai ishte kthyer nga Italia sëbashku me bashkëshorten e tij Ornela.Rreth një javë para ngjarjes Gezimi kishte debate me bashkeshorten e tij. Në këto rrethana ai kishte vajtur per te banuar ne shtepine e motres se tij Shkurte Balla për nje periudhe kohe te shkurter derisa te sistemonte marredhëniet me bashkeshorten e tij.