Tragjedi në Mekë: 717 pelegrinë të vdekur, s'ka asnjë shqiptar

Mbi 717 të vdekur dhe mbi 800 të plagosur është bilanci tragjik i pelegrinazhit të haxhit në afërsi të qytetit të shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite.Ngjarja ka ndodhur në Mina, rreth 5 km nga Meka, ku 2 milionë besimtarë po kryenin ritin e fundit të madh të haxhit.Aksidenti i rëndë ndodhi teksa miliona njerëz po hidhnin gurë në shtyllat që përfaqësojnë djallin.Drejtoria e Mbrojtjes Civile njoftoi se ne vendin e ngjarjes është dërguar nëj personel ndihme prej 4 mijë personash bashkë me 220 të tjerë pjesë e ekipeve të  emergjencës dhe shpëtimit. Të plagosurit janë dërguar në katër spitalet e zonës.Nuk është ende e qartë se çfarë shkaktoi këtë kaos tragjik, por ajo që dihet është se ngjarje të tilla ndodhin shpesh në këtë festë të besimtarëve myslimanë.Më e fundit është ajo e ndodhur në xhaminë më të madhe të Mekës këtë muaj, ku një vinç u rrëzua duke lënë të vdekur 109 persona.Në vitin 2006, 364 vetë u vranë gjatë ritualit të gurëve. Që prej asaj kohe autoritetet saudite kanë punuar në përmirësimin e transportit dhe infrastrukturën për të parandaluar incidente të tilla.Për myslimanët, Haxhi është shtylla e pestë dhe e fundit e Islamit. Është një udhëtim të cilin duhet ta kryejë cdo mysliman I rritur dhe I aftë për ta përballuar një herë në jetë.S'ka asnjë shqiptar- Ilir Hoxholli, ish kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet nga qyteti i shenjtë i Mekës qetëson të gjithë shqiptarët të afërmit e të cilëve kanë shkuar për haxhillëk në Mekë.Në një intervistë telefonike për Ora News Hoxholli deklaroi: “E gjithë rruga e përshkruar nga shqiptarët nuk ka të bëjë fare me trajektoren ku ka ndodhur tragjedia. Ata kanë respektuar të gjithë itenerarin dhe janë shëndosh e mirë”Në Mekë janë 400 haxhinj shqiptarë, nga këta 80 janë shqitparë dhe boshnjakë nga Mali i Zi, 320 janë shqiptarë të Shqipërisë[caption id="attachment_586263" align="alignnone" width="640"]CPlxD7VUYAAwYAX Ne foto : Pamje pas incidentit ne Meke[/caption][caption id="attachment_586264" align="alignnone" width="640"]CPlxD6mVEAEIU51 Ne foto : Te plagosur ne Meke[/caption][caption id="attachment_586265" align="alignnone" width="640"]CPop1igWsAIGTi4 Ne foto : Te plagosur ne Meke[/caption][caption id="attachment_586266" align="alignnone" width="640"]CPop1uaVEAAV9SI Ne foto : Te plagosur ne Meke[/caption][caption id="attachment_586267" align="alignnone" width="640"]CPop1ihWoAAlr2s Ne foto : Te plagosur ne Meke[/caption][caption id="attachment_586268" align="alignnone" width="640"]CPp6TUpUcAE8Q81 Ne foto : Te plagosur ne Meke[/caption][caption id="attachment_586489" align="alignnone" width="640"]2CB55A7D00000578-3247269-image-a-50_1443094067025 Ne foto : Te plagosur ne Meke[/caption][caption id="attachment_586490" align="alignnone" width="640"]2CB55A5B00000578-3247269-image-m-48_1443093895904 Ne foto : Te plagosur ne Meke[/caption] /Oranews.tv/