Haxhinasto-biznesit: Mos bllokoni paratë në banka, investoni në infrastrukturë

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto i kërkoi bizneseve të investojnë  të ardhurat në infrastrukturë dhe të mos i lënë të vegjetojnë në banka.  Sipas Haxhinastos, ky investim do të lehtësonte shtetin në këtë sektor dhe do të rriste fitimet e sipërmarrësve.Haxhinasto:“Duhet domosdoshmërit të gjejmë skema bashkëpunimi mes komunitetit të biznesit, investitorëve privatë shqiptarë dhe sektorit publik për të realizuar vepra të rëndësishme të infrastrukturës. Mendoj se ka riterën më të madhe investimi në vepra të infrastrukturës sesa mbajtja e parave nëpër banka. Një studim i fundit i SHBA ka modifikuar shumë qartë se për çdo dollarë të investuar në infrastrukturën rrugore ka një kthim 7 herë më të madh si përfitim në terësin e ekonomisë. Kjo është një shifër shumë domethënëse dhe do të thotë shumë qartë se çdo investim në infrastrukturën rrugore është rentabël dhe është i domosdoshëm. Shqipëria ka investuar në mënyrë substanciale këto 20 vitet e fundit në infrastrukturë, janë rreth 4 miliard dollarë të investuar në 20 vitet e fundit. Sigurisht nevojat janë shumë më të mëdha, efektet janë të mëdha po ashtu që kanë të bëjnë më rritjen ekonomike, afrimin e komuniteteve”.Ministri foli  në kongresin  e rrugëve ku nënvizoi se 130 milionë dollarë është investimi i qeverisë shqiptare dhe BB për projektin e mirëmbajtes së rrugëve. Investim pritet të nis këtë vit.Haxhinasto: Me BB kemi ndarë të njëjtin mirëkuptim dhe kemi konkluduar në një projekt për 5 vitet e ardhshme. Një projekt prej 130 mln dollarësh financuar nga qeveria dhe BB për të mirëmbajtur në një standard krejtësisht tjetër sistemin tonë rrugor, veçanërisht rrugët kombëtare. Projektet e reja në Shqipëri vazhdojnë. Sfidë shumë e madhe e jona është të rrisim kapacitetet njerëzore. Kemi nevojë për kapacitete të atyre fushave që nuk na japin sot kualifikime, profilizime që japin Universitetet tona, por Universitetet e tjera. Janë displina që shkojnë përtej një kursi të caktuar.Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ngriti shqetësimin për  vështëristë që has pushteti vendor në marrjen e kredive për të inevstuar në infrastrukture.Erion Veliaj: Autoritetet lokale kanë kufizime në financimin e tyre dhe në kredimarrje  dhe në instrumenta që përdorin.Referuar studimeve në infrastrukturë, autoritet e ministrisë së Transporteve thanë se duhet një investim prej rreth 80 milionë dollarësh për mirëmbajtjen e rrugëve.SfidatNe i kemi sot mundësitë që çdo para e taksapaguesve apo institucioneve financiare që na mbështesin në zhvillimin e infrastrukturës të trajtohet në mënyrën më të mirë duke përmirësuar të gjitha hallkat që na çojnë drejt një sistemi të qëndrueshëm të infrastrukturës, kryesisht asaj rrugore. Kjo do të thotë planifikim më i mirë, mos të ndodhin ato gjëra që kanë ndodhur në të kaluarën që për arsye subjektive apo emocione të caktuara politike janë alokuar resurse të jashtëzakonshme në vepra që rezultojnë të jenë jo rentabël. Na duhet të ecim me hapa të sigurtë drejt projektimit më cilësor.Është domosdoshëmri gjithashtu të vazhdojë të rritet vëmendja dhe kërkesa për cilësinë e rrugëve.Shqipëria sot nuk mund të ketë vepra më cilësi më të ulët sesa më e larta, që është cilësia europiane e infrastrukturës. Ato do jenë bibla e projektimit dhe pika e vetme e referencës për ndërtimin e veprave infrastrukturore nnë Shqipëri. Siguria e rrugëve është një tjetër prioritet i madh. Qeveria miratoi një plan kombëtar dhe një vit pas shpalljes së tij pati rezultatet të jashtëzakonshme në reduktimin e aksidenteve.80 mln dollarë për të sjellë rrjetin tonë rrugor tek mirëmbajtja rutinëPo kështu Mirëmbajtja, një nga sektorët e diskriminuar në të kaluarën.Kemi shkuar në një gjendje ku na duhet një investim kapital shumë më i madh sesa do të ishte investimi për mirëmbajtjen rutinë dhe periodike të rrugëve tona. Na duhet një investim prej rreth 80 milion dollarësh për të sjellë rrjetin tonë rrugor të mirëmbajtjes rutinë. Është një gep i panevojshëm nëse do të ishin alokuar sipas kritereve normale paratë e nevojshme për këtë lloj mirëmbajtje. Mirëmbajtja do vazhdojë të jetë prioritare për ne.Me BB kemi ndarë të njëjtin mirëkuptim dhe kemi konkluduar në një projekt për 5 vitet e ardhshme. Një projekt prej 130 mln dollarësh financuar nga qeveria dhe BB për të mirëmbajtur në një standard krejtësisht tjetër sistemin tonë rrugor, veçanërisht rrugët kombëtare. Projektet e reja në Shqipëri vazhdojnë. Sfidë shumë e madhe e jona është të rrisim kapacitetet njerëzore. Kemi nevojë për kapacitete të atyre fushave që nuk na japin sot kualifikime, profilizime që japin Universitetet tona, por Universitetet e tjera. Janë displina që shkojnë përtej një kursi të caktuar.