Mos paguaj pa kupon, Parlamenti pro Ramës, i ndryshon vetëm termin

Ligji "Për procedurat tatimore" i miratuar një ditë më parë nga parlamenti parashikon ndryshime proçeduriale dhe ashpërsim gjobash për biznesin në rast shkeljesh.Ligji i ri parashikon që nëse një biznes ndryshon adresën dhe nuk e raporton atë në QKR apo tek tatimet, ndëshkohet me 500 mijë lekë gjobë.Ndryshimi i dytë detyron tregtarët e shumicës që të shesin vetëm me faturë tatimore për bizneset e pakicës.Gjithashtu parashikohet gjobë deri në 15 për qind për çdo muaj bizneset që nuk paguajnë në afat tatimin mbi fitimin.I jepet e drejta administratës tatimore për të konfiskuar 50 % të xhiros ditore të çdo biznesi që ka borxh ndaj tatimeve deri në rikuperimin e plotë të borxhit.Gjobat për punonjësit e paregjistruar janë 500 mijë lekë si për biznesin e madh dhe për biznesin e vogël.I njëjti penalitet llogaritet edhe kur biznesi nuk ka deklaruar pagën reale të punonjësit.Ndërsa për moslëshimin e kuponit, gjoba është 500 mijë lekë në konstatimin e parë dhe shkon deri në tre vjet burg në rast përsëritje.Parlamenti miratoi dje edhe nenin 6, i cili ishte hequr nga Komisioni i Ekonomisë me konsensusin e të gjithë deputetëve pasi u riformulua sipas një propozimi të bërë nga tre deputetët, Braçe, Koçi dhe Angjeli.Varianti fillestar i nenit 6 parashikonte që " Çdo blerësi, person fizik, juridik ose individ, i lind e drejta të mos paguajë për vlerën e mallit ose shërbimit të marrë, nëse shitësi nuk lëshon faturën tatimore ose kuponin tatimor në përputhje me këtë ligj".Varianti i riformuluar që u miratua nga parlamenti është: "Çdo blerësi, person fizik, juridik ose individ, i lind e drejta të mos kryejë transaksionin për vlerën e mallit apo shërbimit të ofruar, nëse shitësi nuk lëshon faturën tatimore ose kuponin tatimor në përputhje me këtë ligj".Neni i riformuluar nënkupton të njëjtën gjë me variantin fillestar që deputetët hodhën poshtë dhe mbështet deklaratën publike të Ramës.KUPONI1