Digjet godina e "Turizmit të ri" në Kukës, bashkia e la në harresë
Një zjarr i përmasave të mëdha, ka rënë në katin e katërt të godinës së Turizmit të ri në Kukës pasditen e 23 shtatorit.Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era duke shkrumbuar ndërtesën.Forcat e policisë dhe atë shërbimit zjarrfikës, kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë që ekspertët kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit.Paraprakisht, dyshohet se ka qenë një zjarr i qëllimshëm i ndezuar nga disa persona të papërgjegjshëm.Godina e Turizmit të Ri e lënë prej vitesh në mëshirë të fatit, është shkatërruar tërësisht. E ndërtuar në vitin 1989, godina ka qenë nga më të frekuenturat e kohës, por që nga viti 2007 kur i kaloi bashkisë Kukës në administrim, u la në harresë.[caption id="attachment_586226" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Godina e "Turizmit te ri " pas zjarrit[/caption][caption id="attachment_586225" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Godina e "Turizmit te ri " pas zjarrit[/caption][caption id="attachment_586224" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Godina e "Turizmit te ri " pas zjarrit[/caption][caption id="attachment_586223" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Godina e "Turizmit te ri " pas zjarrit[/caption]/Oranews.tv/