Merkel kërkon shkaqet e krizës së refugjatëve dhe mbështetjen e SHBA
Bashkimi Evropian ka nevojë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe vendeve në Lindjen e Mesme për të ndihmuar dhe luftuar shkaqet e fluksit të refugjatëve që kërkojnë të hyjë në vendet e bllokut.Kështu ka deklaruar kancelarja gjermane, Angela Merkel, në parlamentin gjerman, duke specifikuar se kjo krizë mund të zgjidhet vetëm duke adresuar shkaqet e eksodit."Kjo mund të ndodhë vetëm me mbështetjen e partnerëve tanë transatlantikë, Shtetet e Bashkuara, si dhe me Rusinë dhe shtetet e rajonit të Lindjes së Mesme për shkak të situatës së tmerrshme në Siri".Kancelarja komentoi edhe marrëveshjen e arritur nga liderët e Bashkimit Europian, duke e kosnideruar një hap të parë të zgjidhjes së çështjes.Ajo u shpreh se ky unitet duhet te përdoret për shënuar të tjera arritje në këtë çështje delikate.Sot pasdite Merkel do të mbajë një takim me kabinetin e saj për të diskutuar krizën më të cilën po përballet vendi i saj, por veçanërisht për të arritur nëj marrëveshje mbi mëbshtetjen finaciare për qytetet që kanë fluskin më të madh të klandestinëve.