Nuk i uruan Fiter Bajramin, myftiu i Shkodrës nuk pret përfaqësuesit e PS

Nuk e uruan për Fiter Bajramin, nuk i pret për festën e Kurban Bajramit. Incidenti është shënuar në Myftininë e Shkodrës, ku myftiu Sytari, ka pritur përfaqësues të PD dhe LSI, por kur erdhën socialistët është larguar.As festa e Kurban Bajramit duket se nuk ka mjaftuar për t'i kaluar qejfmbetjet myftiu ttë Shkodres imam Muhamed Sytari.Ndonëse në këtë ditë përcillet mesazhi i paqes, harmonisë dhe tolerancës, ai vendosi të mos presë personalisht në vizita drejtuesit e Partisë Socialiste të Shkodrës dhe deputetin Namik Kopliku."Ora News" disponon pamjet e momentit kur myftiu përshendet imamët, shkrep një fotografi me ta dhe më pas largohet nga xhamia e Parrucës ku po kryheshin pritjet e vizitave.Pas këtij momenti, saktësisht rreth orës 10:00 brenda në xhami hyn i pari deputeti Kopliku, më pas kryetari i PS Shkodër Andi Halluni dhe të zgjedhur vendorë të kësaj force politike që u priten nga teologu Arben Halluni, përfaqësues i myftinisë.Më herët vetë myftiu i Shkodrës Sytari priti krerët e komuniteteve fetare, drejtuesit vendorë, deputetët dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.Ky incident i shënuar nga të majtit, mendohet të ketë ardhur për shkak se këta të fundit nuk uruan myftiun e Shkodrës dhe nuk bënë vizita për "Fiter Bajramin" pak muaj më parë.[caption id="attachment_586344" align="alignnone" width="640"]ademi Imami Muhamed Sytari me kryebashkiaken Ademi[/caption][caption id="attachment_586343" align="alignnone" width="640"]lsi Imami Muhamed Sytari me deputetin Agron Çela[/caption][caption id="attachment_586342" align="alignnone" width="640"]ps Teologu Arben Halluni me deputetin socialist Namik Kopliku[/caption]