"Striscia la Notizia" zbulon mashtrimet e Call Center në Shqipëri
Jo vetëm marijuanë, drogë e armë, mediat italiane kanë vënë së fundmi në shënjestër rrugën e Shqipërisë dhe për një formë të re tranziti; transportimin e ilegalitetit të aktivitetit të sipërmarrjeve call center të lokalizuar në territorin shqiptar, me aktivitet pune në territorin italian.Emisioni investigativ televiziv "Striscia la notizia" i Mediaset ka publikuar më datë 23 shtator materialin e përgatitur nga gazetari Moreno Morello mbi mashtrimin e propozuar nga sipërmarrjet "call center" të lokalizuara në Shqipëri për shtetas italianë në Itali.Është rasti i mijëra telefonatave abuzive që familjet italiane marrin çdo ditë nga këto call center duke i propozuar shërbime në energji elektrike, gaz, telefon etj, me një kosto të ulët.Denoncimet e qindra konsumatorëve kanë vërtetuar se kundrejt propozimit për të ulur faturën e gazit, energjisë elektrike, telefonit etj, janë gjetur përballë situatave jo të këndshme që kanë të bëjnë me ndryshimin e kompanisë furnizuese të mëparshme, e lidhjes së kontratave të reja pa u lajmëruar paraprakrisht, madje shpesh dhe me një kosto më të lartë se faturat e mëparshme.Në rastin se konsumatorët italianë tashmë pas faktit të kryer shprehen kundër duke kërkuar anulimin e kontratës së re, operatorët e call center përgjigjen se kanë gjithçka të rregjistruar me audio. Por siç thotë dhe gazetari në materialin e tij ata regjistrojnë vetëm ç'ka u intereson e jo propozimet mashtruese të tyre.Për disa muaj gazetari Moreno Morello ka bashkëpunuar në një familje të thjeshtë italiane e cila prej kohësh "shqetësohej" nga telefonata të operatorëve call center të lokalizuara në Shqipëri. Investigimi i gazetari vërteton dy mashtrime të mëdha:1- Operatorët e call center propozojnë uljen e kostos së faturës së gazit duke specifikuar në të gjitha rastet se nuk është e nevojshme ndryshimi i kontratës së mëparshme. Qindra konsumatorë italianë që kanë marrë telefonata të tilla nga Shqipëria janë gjetur përballë faktit të kryer; me një kontratë të re furnizimi gazi, telefoni o energjie elektrike dhe pse nuk kanë propozuar kurrë ndryshimin e saj.Sipërmarrja Call Center që propozon shërbimin për furnizuesin e ri të gazit, telefonit, energjisë elektrike etj, përfiton ekonomikisht për punën e kryer me anë të mashtrimit e kush humbet është konsumatori i thjeshtë, i pavetëdijshëm nga këto truke.2- Mashtrimi i dytë ka të bëjë me vendndodhjen e sipërmarrjeve të Call Center. Operatorja ndërsa flet italisht me një theks të dukshëm shqiptar deklaron se agjensia e saj gjëndet herë Romë, herë në Padova, herë në Verona.E vërteta është se dhe pse operatorët e kësaj agjensie telefonojnë me një numër prefiksi të një qyteti italian, selia e tyre gjëndet në Tiranë.Më 10 shkurt të vitit 2015 Autoriteti Italian për Garantimin e Privatësisë ka nënshkruar me qeverinë shqiptare marrëveshjen që imponon sipërmarrjet italiane t'i komunikojnë autoriteteve rastet kur transferojnë call centerat e tyre jashtë kufijve të Italisë e mbi të gjitha operatorët e call center e kanë të detyrueshme të specifikojnë vendodhjen e tyre sa herë që telefonojnë një numër italian.Investigimi i gazetarit italian vërteton ilegalitetin e punës së kryer nga këto call center e mashtrimin e hapur ndaj konsumatorëve italianë.Pas gjithë kësaj ngjarje gjëndet një shoqëri e madhe e furnizimit me energji elektrike në Itali, e cila faturon në territorin e këtij vendi rreth 2 miliardë euro në vit e që ja ka besuar aktivitetin e call center ndaj konsumatorëve një agjensie të dytë me qëndër në Verona e që kjo e fundit nga ana e saj ia ka besuar një agjensie call center me qëndër në Tiranë.E pra vetëm pak orë nga përfundimi i samitit ekonomik Shqipëri-Itali, mbajtur në Tiranë ku sipërmarrësit e rinj italianë pretendojnë nga qeveria shqiptare më shumë legalitet, më pak burokraci e një sistem fiskal e kushtetues sa më pranë sipërmarrjes së huaj, publikimi i një investigimi të tillë nga gazetari italian lë vetëm shije të hidhur.Polemikave të mujve të fundit mbi transferimin e call centerave nga Italia drejt Shqipërisë duke shkaktuar mbylljen e mijëra vende pune për operatorët italianë, në favor të kostos së ulët të punës për sipërmarrjet u shtohet së fundmi dhe përfitimi ekonomik i tyre kundrejt abuzimit e mashtrimit të hapur me konsumatorët.Ilegalitet në Shqipëri o ilegalitet në Itali, do jetë avokati i konsumatorëve me autoritetet përkatëse ta provojnë këtë fakt.Të fshehtat e agjensive call center të hapura në Shqipëri e që ushtrojnë aktivitetin e tyre sipërmarrës në Itali duket se nuk kanë marr fund me kaq.Gazetari i Striscia la Notizia Moreno Morello premton shumë shpejt një udhëtim drejt Tiranës, për zbardhjen e plotë të mënyrës së funksionimit të punës së tyre.Per te pare videon klikoni ketu/Oranews.tv/