Konflikti, 300 punëtorë të portit në protestë, mbesin të papunë

Konflikti që zgjat prej të paktën një viti në portin e Durrësit mes shoqërive shqiptare dhe kompanisë gjermane konçensionare EMS, ka vijuar me bllokimin e  punës në kalatën lindore. Punonjësit e kompanive shqiptare nuk janë lejuar të vijojnë punën, pasi kompania gjermane ka kontratë për të gjitha proçeset e punës në kalatë dhe punën e stivadorit do e bëjë vetë.Rreth 300 punëtorë të tre kompanive shqiptare të ngarkim-shkarkimit në portin e Durrësit kanë mbetur të papunë, pasi kompania gjermane EMS që ka fituar kontratën ekskluzive për të menaxhuar të gjithë territorin në kalatën lindore ka kërkuar ta bëjë vet punën e stivadorit.Të hedhur në protestë, kanë kërkuar që ky shërbim të mos kthehet monopol.Endrit Kapaj: "Shqetësimet tona ua kemi shpreh në mënyrë të vazhdueshme institucioneve në zgjidhje të kësaj situate, një paligjshmëri e theksuar që po veprohet në terminalin lindor. Në 2013 statusi i terminalit lindor i është dhënë një kompanie gjermane. Proçedura e konçesionit është kryer me një nxitim tepër të madh gjë që ka lënë mundësinë për abuzivitet në kushtet e kontratës konçensionare, duke rrezikuar aktualisht edhe punën stivadore. Konçensionari në raste të ndryshme ka tentuar vetë në mënyrë abuzive të ndërmarrë vetë veprime stivadore, gjë që bie ndesh me ligjin, kontratën, duke e kthyer të gjithë terminalin lindor në një monopol të pastër abuziv. Në këtë mënyrë cënon të gjithë aktivitetin e kompanive stivadore, veprimtarinë e ekonomike të shoqërive dhe duke rrezikuar të ardhurat e 300 familjeve. Ne momentalisht nuk kryejmë fare punë në terminalin lindor".Sipas stivadorëve shqiptarë, transportuesit me anije kanë të drejtë të zgjedhin vetë firmën dhe jo me detyrim nga administratori gjerman.Kompania EMS, ka fituar kontratën e Konçesionit për operimin në Kalatën Lindore të Portit të Durrësit që më 6.5 2013, dhe mund të menaxhojë të gjithë operacionet që zhvillohen në këtë kalatë. [caption id="attachment_585493" align="alignnone" width="640"]durres protest3 Protesta e punëtorëve të ngarkim-shkarkimit[/caption][caption id="attachment_585494" align="alignnone" width="640"]durres protest2 Protesta e punëtorëve të ngarkim-shkarkimit[/caption][caption id="attachment_585495" align="alignnone" width="640"]protest durres Protesta e punëtorëve të ngarkim-shkarkimit[/caption]