Rama: Lufta ndaj informalitetit s'ndalet. Në 2017 do ndëshkoheni më keq
Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje kuvendit të mbështesë paketën e dakordësuar me ndërkombëtarët për të nxitur luftën kundër informalitetit.Duke iu referuar deklaratave të opozitës për protesta Rama akuzoi të djathtët se mbështesin evazorët dhe i bëjnë thirrje këtyre të fundit të dalin në protestë.“Për ti dhënë fund historisë së një vendi ku njësoj si në sektorët e tjerë që i kemi trajtuar më parë. Shkoni asistoni evazorët që nuk paguajnë dilni me ta në protesta dhe prapë po atë fund do keni si me energjinë. Një sektor që e latë me 1 milion borxhe” tha Rama."Ulje taksash dhe rritjes rrogash sic bëni ju me një kosto kaq të madhe pas nuk bëjmë. Nuk vlejmë të ardhmen për të siguruar të tashmen nuk marrim borxh për të sunduar dhe kakarisur në foltoret e parlamentit apo në ato foltoret rrugë rrugë. Siç e morët në 2015 për energjinë në 2017 do e merrni më keq. Nuk mundet që një parti që ka qeverisur të bëjë thirrje mos merrni kasat e mos paguani. Nuk është e mundur që PD të dalë në protesta e të mbështesë pseudobiznesmenë të cilët jo të mbyllin qepenat por dhe po u mbyllën pas qepenave nuk ka për tia dalë dot ta zbrasnin. Kush do të mbajë të hapur qepenin do paguajë një mijë detyre kush jo do vihet para ligjeve njësoj si në çdo vend europian" tha Rama.Kuvendi diskuton sot projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9920, datë 18.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.“Ekonomia” rrëzoi nenin e pagesave pa kuponProjektligji do të kalojë në Parlament pa nenin 6 të tij, i rrëzuar një ditë më parë nga Komisioni i Ekonomisë, sipas të cilit qytetarët nuk duhet të paguanin nëse nuk do të merrnin kuponin tatimor nga subjektet tregtare.Debat në komision shkaktoi edhe neni që parashikon gjobë për të gjithë tatimpaguesit që nuk ngarkojnë të dhënat IMEI.Opozita propozoi amendimin e projektligjit duke kërkuar më shumë kohë për vetë deklarimin e bizneseve si një mënyrë për t’i ndihmuar ato.