Azil në BE: Në tremujorin e dytë të 2015, mbi 200 mijë aplikime për mbrojtjen
U prezantua të martën më 22 shtator në Romë, raporti i 2 me të dhënat statistikore të emigrantëve që kërkojnë Mbrojtjen Ndërkombëtare në Itali."Raporti mbi Mrojtjen Ndërkombëtare në Itali 2015", u hartua nën kujdesin e Organizatës Botërore të Refugjatëve, Ministrisë së Brendshme Italiane e me bashkëpunimin e Karitas Italia, Fondacionit Migrantes e disa shoqatave civile me vëmëndje të vecantë ndaj problematikës së emigrantëve.Sipas këtij raporti, prej fillimit të vitit 2015 e deri më 14 shtator 2015, në Itali kanë mbërritur rreth 121 500 emigrantë, kryesisht me kombësi nga Eritrea, Nigeria, Somalia, Sudani e Siria.Gjatë 5 muajve të parë të 2015, në Itali janë prezantuar rreth 25 mijë kërkesa emigrantësh për mbrojtje ndërkombëtare e deri më qershor të 2015 numri i azilkërkuesve dhe emigrantëve të pranishëm në strukturat e strehimit në territorin italian ishte rreth 82 mijë persona.Në krahasim me të dhënat e vitit 2014, Italia regjistron deri më tani një rritje të kërkesave për azil me rreth 142.8%.Në 2014 Italia shënon në Europë vendin e tretë për numrin më të madh të azilkërkuesve për mbrojtje ndërkombëtare, me rreth 64 625 kërkesa të tilla, duke u renditur pas Gjermanisë në vendin e parë me 202.815 e Suedisë në vendin e dytë me 81.325.Deri në fund të vitit 2014 në 28 vendet e Bashkimit Europian janë prezantuar rreth 626.715 kërkesa emigratësh për mbrojtje ndërkombëtare.34.300 prej tyre janë minorenë të pashoqëruar.Përgjatë 2014 në Itali kanë mbërritur rreth 13 mijë emigrantë minorenë, 7831 e të cilëve janë të pashoqëruar.Vetëm 1 në çdo 5 emigrantë minorenë në Itali, sistemohet në struktura të përshtatshme për ta.Përgjatë 2014 në Europë kanë mbërritur rreth 3.1 milionë emigrantë, që përbëjnë rreth 22 % e numrit të përgjithshëm të azilkërkuesve në botë, 1.1 milionë prej të cilëve janë me kombësi siriane, 234 mijë ukrainase dhe 132 mijë nga Iraku.Analiza statistikore e këtij Raporti vërteton se vetëm 10% e personave që emigrojnë vijnë në Europë, e vetëm 3% e këtij 10% mbërrin në Itali.Pra në çdo 1000 emigrantë në Europë vetëm 3 prej tyre qëndrojnë në Itali."Raporti mbi Mbrojtjen Ndërkombëtare në Itali 2015" vërteton se gjatë vitit 2014 në botë ka pasur rreth 59.5 milionë persona të emigruar forcërisht, duke shënuar rreth 8 milionë azilkërkues më shumë në krahasim me vitin 2013.38.2 milionë prej tyre u largohen luftërave e persekutimit. Reth 22 milionë persona janë detyruar të emigrojnë gjatë viti 2014 për shkak të fatkeqësive ambientale e natyrore.Deri në fund të vitit 2014 ekzistonin në botë rreth 33 fronte lufte, 13 janë pika të nxehta nën një situatë kritike e 16 gjënden nën mbikqyrjen e misioneve të OKB.Në nivel botëror sipas këtij Raporti, gjatë vitit 2014 vendet në zhvillim kanë mikpritur rreth 86% të numrit të përgjithshëm të emigrantëve. Turqia, Pakistani, Libani e Irani mikpresin 36 % të numrit të përgjithshëm të emigrantëve, rreth 5.2 milionë prej tyre.Kontinenti i Azisë e vendet e Paqësorit kanë pranuar rreth 3.8 milionë emigrantë apo 27% të numrit të përgjithshëm, Afrika Sub Sahariane rreth 3.7 milionë emigrantë, rreth 26% Lindja e Mesme e Afrika e Veriut rreth 3 milionë emigrantë e kontinenti amerikan rreth 5% të numrit të përgjithshëm me 769 mijë emigrantë.Përsa i përket vendit të origjinës, Siria konfirmohet në vendin e parë me 3.9 milionë emigrantë sirianë të pranishëm në 107 vende të botës.Pas saj renditet Afganistani e Somalia.