PROFILI/ Kush është shqiptari që është kthyer në njeriun më të urryer në SHBA?
Martin Shkreli ka lindur në 1 prill të vitit 1983.Ai është shqiptaro-amerikan.Shkreli është një nga themeluesit e parë të kompanisë MSMB Capital me bazë në Nju Jork, i Retrophin, Inc dhe themelues i Turing Farmaceutikë AG.Ai është një bashkëthemelues dhe kryeshef ekzekutiv i Retrophin LLC, një firmë bioteknologjia themeluar në vitin 2011.Shkreli është i njohur si një investitor dhe aktivist që ka “luftuar” me miliarderët dhe drejtuesit e industrisë së prodhimit të ilaçeve nëpërmjet blog posts, në stackmarket si shareholder letters.Por, tashmë ai është në qendër të sulmeve në SHBA, për shkak të blerjes së një ilaçi jetik në luftën kundër kancerit dhe SIDA-s, çmimin e të cilit e ka ngritur në 5000%.Ruben Avxhiu shkruan se Martin Shkreli i urryer është pjesë e një brezi të rinj shqiptaro-amerikanësh që në dy dekadat e fundit janë punësuar me sukses në fushën bankare dhe financiare, duke krijuar rrugë suksesi të ndryshme nga ato tradicionale në komunitetin shqiptar në SHBA.Mes tyre, Shkreli është nga më të suksesshmit.Vjet, Shkreli ishte më shumë në lajme për veprimtaritë e tij filantropike.Ai dha një milion dollarë për shkollën e mesme ku ka studjuar si dhe për një numër fondacionesh të tjera.Por, ai nuk ka dhuruar para për veprimtaritë e komunitetit shqiptar në SHBA.Për komunitetin shqiptar në SHBA, Shkreli është shqiptar vetëm në emër.
Marrë nga: Gazeta Tema