Sekuestrohen 98 kg kanabis gati për tu shitur, pronari ishte në gjumë
Mbi 98 kg lëndë narkotike janë sekuestruar në kuadër të një operacioni të koduar “Ndërmjetësi” në fshatin Shkozë të Vlorës. Policia arrestoi Dilaver Kapaj, 32 vjeç, Behari Bazaj, 38 vjeç, të dy me banim pranë njëri-tjetrit në këtë fshat.Gjithashtu u asgjësua me djegie dhe 3 parcela me 663 rrënjë kanabis.Droga gati për tu shitur- “Seksioni kundër narkotikëve, gjatë një kontrolli të ushtruar në këtë zonë të thellë malore, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e një sasie bimësh narkotike prej 89 kg e 800 gr, të varura për t'u tharë, gati për t'u shitur, në banesën e shtetasit: Dilaver Kapaj, i cili u arrestua në kushtet e flagrancës duke fjetur gjumë” informoi me 23 shtator policia e Vlorës.Këtij personi i është gjetur dhe sekuestruar pranë vetes një armë zjarri të llojit, Automatik model 56', bashkë me krëhërin dhe 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm.Efektivët e Policisë, si rezultat të këtij Operacioni, kanë asgjësuar me djegie 3-parcela me 663 rrënjë bimë narkotike të mbjella në stanin e shtetasit: Behari Bazaj, në fshatin Shkozë.
/Oranews.tv/