550 azilkërkues shqiptarë do kthehen nga Gjermania deri me datën 2 tetor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2015, 09:43
Gjermania mbetet e palëkundur për të riatdhesuar çdo shtetas shqiptar që gjendet në shtetin gjerman për azil ekonomik.Duke nisur nga pasditja e sotme( 23 shtator 2015) dhe deri me datën 2 tetor, plot 550 shtetas shqiptarë pritet të mbërrijnë në Shqipëri.Ambasada gjermane në vendin tonë ka bërë me dije edhe itinerarin e fluturimeve. Ndërkohë vetëm një ditë më parë u riatdhesuan 51 shqiptarë nga Franca, Gjermania dhe Belgjika.Në datën 23.09, ora 14:55 - rreth 100 persona Në datën 24.09, ora 15:35 - rreth 190 persona Në datën 30.09, ora 14:10 - rreth 70 persona Në datën 02.10 - rreth 190 persona