Rama: E bëmë BB-në të eci më shpejt, Berisha ia bëri rrugën me gropa
“Një makineri shumë e madhe që kilometrazhin e ka sipas rrugës ku ecën” e quajti kryeministri Edi Rama Bankën Botërore.Dhe në rrugën e Shqipërisë, kryeministri akuzoi paardhësin e tij si shkaktarin që kilometrazhi i BB-së shkoi deri në zero dhe stopoi dhe shkruante raporte se gjërat po ecin mirë po gjë s’po duket në horizont”Në akvitetin e firmosjes së një marrëveshjeje Rama e quajti misionin e Bankës Botërore një partner i pazëvendësueshëm"Është partner i pazëvendësueshëm në Tiranë misioni i Bankës Botërore. Kemi ndërtuar një dialog real një punë në ekip të përbashkët. Kemi pasur rolin tonë në rritjen e shpejtësisë së Bankës Botërore.Banka Botërore është një lloj makinerie shumë e madhe që kilometrazhin e ka sipas rrugës ku ecën.Nëse i shtrohet një rrugë për të ecur më shpejt ecën më shpejt nëse rruga është me gropa e pengesa ecën më ngadalë. Ndërkohë që ne kemi shtruar me shpejtësi çdo rrugë ku makineria e BB të vihet në lëvizje në mënyrë që të mos pësonim pasojat e kilometrazhit të ulët me të cilin Banka Botërore u mësua vitet e fundit jo për fajin e vet por për shkak se në anën tjetër nuk kishte shpejtësi. Ata nuk do ta pranojnë me gojë por e dinë dhe vetë. Kemi bërë BB në Shqipëri një institucion shumë më i shpejtë dhe shumë më eficent. Kjo është merita jonë, por ishte dhe faji ynë, jo i joni por i parardhësve tanë që Bankës Botërore i ra kilometrazhi deri në zero dhe stopoi dhe shkruante raporte se gjërat po ecin mirë po gjë s’po duket në horizont”