Policia ndalon sulmin ndaj Mustafës, do i shpërthenin gomat e makinës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2015, 10:38
Policia e Kosovës shmangu sot një tjetër sulm ndaj eskortës së kryeministri Mustafa.Mediat kosovare raportojnë se policia kishte identifikuar disa persona me çanta të dyshimta.Në momentin që policia ka kërkuar që të kontrollojë të dyshuarit se çfarë kishin në çantat e tyre, ata i kanë hedhur dhe janë larguar me shpejtësi.Sipas policisë, ata po planifikonin të hidhnin mjete të forta për t’i shpërthyer gomat e veturës së Kryeministrit.

