Kroaci- Serbi, kamionët e bllokojnë kufirin

Shoferët e kamionëve, të zemëruar me pritjet e gjata në kufirin e Kroacisë me Serbinë, mbrëmë vonë e kanë bllokuar trafikun në autostradën më të madhe ndërmjet dy vendeve.Situata më kritike  është në Opatovac, një fshat i vogël në Kroaci në kufi me Serbinë, ku qindra dhe mijëra klandestinë kanë mbërrirur dhe janë grumbulluar aty që pas mbylljes së kufijve nga ana e Hungarisë, si me Serbinë ashtu edhe me Kroacinë.Vetem gjatë javës së kaluar në Kroaci kanë hyrë 35.000 refugjatë dhe sipas autoriteteve fluski sa vjen dhe rritet, duke vënë në vështirësi qeverinë vendase për menaxhimin e tyre.Gjithsesi, në këtë zonë është ngritur një pikë regjistrimi, procedurë e cila ka shkaktuar kaos, pasi klandestinët kërkojnë të përfundojnë këtë detyrim sa më shpejt dhe më pas të gjejnë shtigjet drejt gjermanisë apo edhe vendeve skandinave."Jam këtu që nga ora tre e ditës së djeshme. Kam dy ditë që nuk fle ju betohem, vetëm kam ecur për kilometra të tëra", thotë një refugjat.Autoritet u kanë dhënë përparësi grave dhe fëmijëve, por kjo ka cuar më pas në ndarjen e familjeve dhe në konfuzion për rigjetjen e nëri tjetrit.Ndërsa policia po përpiqet të mbajë në kontroll turmën, njerëzit janë të lodhur dhe të nervozuar nga lodhja e udhëtimit.Shoferët e kamionëve, të zemëruar me pritjet e gjata në kufirin e Kroacisë me Serbinë, mbrëmë vonë e kanë bllokuar trafikun në autostradën më të madhe ndërmjet dy vendeve.Televizioni shtetëror i Serbisë, RTS, ka paraqitur pamje të bllokadës në autostradën kryesore Zagreb - Beograd, pak orë pasi autoritetet e Kroacisë, pjesërisht e kishin tërhequr ndalesën e qarkullimit të të gjithë kamionëve transportues, të imponuar pardje.Shoferët e frustruar i kanë parkuar makinat në të ashtuquajturën “tokën e askujt”, duke e ndalur gjithë trafikun.Kjo bllokadë u bë në periudhën kur të dy vendet janë të ballafaquara me fluksin e madh të imigrantëve nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia, që udhëtojnë për në shtetet perëndimore të Evropës./Oranews.tv/