Qeveria e re greke, Tsipras zgjedh të mos ndryshojë shumë nga Ministrat
Me disa fytyra të reja, kabineti i ri i qeverisë greke u betua të mërkurën, teksa kryeministri i rizgjedhur Aleksis Tsipras u kërkoi atyre vazhdimin e refomave ekonomike nën syrin vigjilent të huadhënësve ndërkombëtarë.Tsipras ka caktuar dy negociatorë që do të kryesojnë ekipin e tij ekonomik, duke rikonfimuar Ministër të Financave Euclid Tsakalotos dhe zëvendës të tij Jorgo Kuliarakis.Tsakalotos, ekonomist i dalë nga Universiteti i Oxfordit, ishte në krye të financave kur Greqia dhe kreditorët e saj nënshkruan marrëveshjen e borxhit prej 86 miliardë euro në mujin gusht.Kurse Kuliarakis ishte Ministër i Financave në qeverinë provizore të Thanaut. Tsipras shpalli mbrëmjen e djeshme kabinetin e tij qeveritar të përbërë nga 45 Ministra, zëvendësministra dhe ministra plotësues.Kabineti i tij do të ketë 14 Ministri, shtatë prej të cilave do të drejtohen nga gra.Ajo që bie në sy është se Kryeministri i rikonfirmuar ka zgjedhur të bëj pjesë të kabinetit edhe disa anëtarë të larguar nga PASOK.Por çfarë presin votuesit nga qeveria e re e Tsipras?Prioriteti i parë sipas tyre është ulja e papunësisë dhe për të rritur investimet.Për të ndihmuar ekonominë e një vendi në krizë ata mendojnë se qeveria duhet të luftojë fort korrupsionin çka do të ndihmonte qëllimin final.Qeveria e re grekeKryeministër: Aleksis TsiprasZv.kryeministër: Joannis Dragasakis1. Ministria e Brendshme dhe e Rindërtimit AdministrativMinistër: Panos KourouplisZv.ministër: Giannis BalafasMinistër plotësues për Reformat Administrative: Christoforos BernadakisMinistër plotësues për Mbrojtjen e Qytetarit: Nikos ToskasMinistër plotësues për Politikat e Emigracionit: Giannis MouzalasZv.ministër për Maqedoninë dhe Trakën: Maria Kolia Tsarouha2. Ministria e Ekonomisë, Zhvillimit dhe TurizmitMinistër: Georgios StathakisMinistre plotësuese për çështjet e Turizmit: Elena KoundouraZv.ministër për Programet Europiane: Aleksis HaritsisZv.ministër për Industrinë: Theodhora Tzakri3. Ministria e MbrojtjesMinistër: Panos KammenosMinistër plotësues: Dhimitris Vitsas4. Ministria e Arsimit, Shkencave dhe e Besimit FetarMinistër: Nikos FilisZv.ministër: Theodhosis PelegrinisMinistre plotësuese: Sia AnagnostopoulouMinistër plotësues për Hulumtime dhe Inovacion: Kostas Fotakis5. Ministria e JashtmeMinistër: Nikos KotziasZv.ministër: Dhimitris MardhasZv.ministër: Joannis AmanatidisMinistër plotësues për Çështjet Europiane: Nikos Ksidhakis6. Ministria e Drejtësisë, Transparencës dhe të Drejtave të NjeriutMinistër: Nikos ParaskevopoulosMinistër plotësuses për çështjet e korrupsionit: Dhimitris Papagjelopoulos7. Ministër i Punës, Sigurimeve Sociale dhe SolidaritetitMinistër: Georgios KatrougalosMinistër plotësues për Solidaritetin: Theano FotiouMinistre plotësuese për luftën ndaj papunësisë: Rania AndonopoulouZv.ministër për Sigurimet Sociale: Anastasios Petropoulos8. Ministria e ShëndetësisëMinistër: Andreas KsanthosMinistër plotësues: Pavlos Polakis9. Ministria e Kulturës dhe SporteveMinistër: Baltas AristidhisZv.ministër: Stavros Kontonis10. Ministria e FinancaveMinistër: Efklidhis TsakalotosMinistër plotësues: Trifon AleksiadhisMinistër plotësues: Georgios Houliarakis11. Ministria e Ambientit dhe EnergjisëMinistër: Panos SkourletisMinistër plotësues për Ambientin: Joannis Tsironis12. Ministria e Infrastrukturës,Transporteve dhe RrjeteveMinistër: Christos SpirtzisZv.ministër: Dhimitris Kamenos13. Ministria e Marinës Detare dhe e Politikës për IshujtMinistër: Theodhoris Dritsas14. Ministria e Zhvillimit Bujqësor dhe UshqimitMinistër: Vagjelis ApostolouZv.ministër: Markos BolarisMinistër i Shtetit: Nikos PapasMinistër i Shtetit për Koordinimin e Qeverisë: Alekos FlambourarisZv.ministër pranë Kryeministrit: Terenc KouikZv.ministre pranë Kryeministrit dhe zëdhënëse e qeverisë: Olga Gerovasili