Tritol autobusit, shpërthimi kur mjeti ishte parkuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2015, 09:57
Një shpërthim eksplozivi është shënuar pranë një pikë karburanti në Fushë Krujë.Tritoli ishte vendosur gjatë natës duke u gdhirë 23 shtatori 2015, në një autobus të linjës Krujë-Fushë Krujë.Për fat të mirë nga shpërthimi janë konstatuar vetëm dëme materiale, pasi mjeti ka qenë i parkuar.Nga rrezja e shpërthimit janë dëmtuar mjetet përreth ndërkohë që nuk u rrezikua pika e karburantit.Policia ka mbërritur në vendngjarje, por ende nuk ka persona të dyshuar për vënien e tritolit, ndërkohë që po heton dhe për motivet e mundshme.[caption id="attachment_585543" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Autobusi ne te cilin u vendos tritoli[/caption]/Oranews.tv/