Veliaj: Dy treguesit nga tymi i mjeteve kanë rënë ndjeshëm në gjithë Tiranën
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shprehur i kënaqur nga rezultatet në mjedis të një dite pa makina.Përmes një postimi në fb, Veliaj duke ju referuar të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit thotë se dy treguesit që shkaktohen nga tymi i mjeteve, ka rënë ndjeshëm në të gjithë Tiranën.Veliaj: “Shiko rezultatin e 1 dite pa makina!Sot Tirana u mbush me frymë, ndërsa të gjithë ne kemi thithur më pak ndotje. Të dhënat inkurajuese të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit tregojnë se vetëm nga mungesa e qarkullimit të makinave në sheshin "Skënderbej" nga ora 06.00 deri në 14.00, niveli i NO2 dhe Benzenit, dy treguesit që shkaktohen nga tymi i mjeteve, ka rënë ndjeshëm në të gjithë Tiranën”.Veliaj e ka një përgjigje edhe për kritikët e nismës së ditës pa makina që u përballën të martën me trafik të rënduar.Veliaj: “Çdo ndryshim fillimisht has rezistencë, pastaj bëhet traditë - 2 mijë vjet histori e provojnë këtë. Nëse 'të stresoi' dita pa makina, shko bëj një analizë të mushkërive apo yndyrës në gjak për të kuptuar çfarë duhet të të stresojë SERIOZISHT! Kanceri nga ndotja dhe obeziteti janë dy vrasësit më aktive të qytetit. Jeto shëndetshëm, Bashkia është në krahun tënd që të jetosh gjatë”.