Gjergj Koja: E majta të bashkohet, strategji ndryshe në 2017
E majta shqiptare ka nevojë të bashkohet dhe të ketë një tjetër strategji në zgjedhjet e 2017.Deklarata është bërë nga Kryetari i Partisë Socialiste të Moderuar Gjergj Koja në studion e lajmeve të Ora News.Gjergji Koja: Unë nuk do hyj në ata politikanë që luajnë rolin e qaramanit sa na takojnë dhe cfarë marrim. Ajo që më shqetëson mua është që e majta ka nevojë të bashkohet, të unifikohet, të rishikohet me strategji ndryshe në 2017. Strategjia e re kërkon balancë mbi reformat dhe njerëz që dinë të bëjnë politikë dhe këtë koalicion ta çojmë më tej.Koja e lidh riorganizimin e së majtës edhe me çështjen e dekriminalizimit.Gjergji Koja: Për mua dekriminalizimi nuk fillon në parlament. Riorganizimi politik i partive politike, riorganizim politik i së majtës. Ju garantoj se do të zhduke njëherë e mirë edhe kohën që po humbasim me dekriminalizimin, do të jetë një proces që pa dyshim do të rikthejë jo vetëm parlamentin, por edhe institucionet përkatëse, pra parlamentin dhe politikën politikanëve. Në parlament nuk ka pse të ketë biznesmenë.Gjatë intervsitës, Kryetari i Partisë Socialiste të Moderuar Gjergj Koja mbështeti aksionet e fundit nga qeveria por tha se suksesi i tyre varet nga puna e institucioneve përgjegjëse./Oranews.tv/