“Ndëshkimi i akademikëve”, PD: Goditje se kundërshtuan Reformën në Arsim
Reforma e pensioneve vuri përballë me argumenta krejt të ndryshme përfaqësuesit e mzhorancës dhe opozitës në Komisionin Parlamentar të Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë. Rritja e masës së kontributeve për pensionet suplementare për akademikët, u quajt nga të djathtët si hakmarrje të qeverisë për kundërshtimin që kjo kategori i bëri reformës në arsimin e larte.Sipas propozimit të ri, masa e kontributit rritet ne 5 nga 3.5 përqind që ishte deri tani.Albana Vokshi: Juve po e thellonin deficitin në buxhet, parashikimi 4-vjedcar i qeverisë parashikon rritje të gropës. Po e groposni skemën akoma më shumë.Klodiana Spahiu: Brenda 1 viti janë shtuar 100 mijë kontruibues dhe që ju nuk e mohoni dot, sepse e latë shkallën e informalitetit për faqe të zezë dhe sot vini...po nuk është kjo llogjika që përdorni ju.Kryetarja demokrate, Albana Vokshi akuzoi qeverinë se reforma e pensioneve thelloi gropën financiare në buxhet, ndërsa anëtarët e shumciës thane se ajo ka shtuar numrin e kontribesve në skemë.“Për këto shtresa e sillni..mos ka të bëjë me ligjin e arsimit të lartë dhe mos është një hakmarrje ndaj këtyre shtresave.”Astrit Kuka, Drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Ministrinë e Mirëqënies Sociale: Ne kemi përcaktuar këtu që pas kësaj të dalim me një vendim nga ministria e Arsimit me DAP për të përcaktuar një institucion që përfshin në skemën. Pra kush është ai institucion, punonjësit e të cilët konsideron të përfshirë në skemë.Në mbledhjen e ardhshme pritet te jete njeseance e nxehte debate pasi jane thirru per diskutim grupet e interest./Oranews.tv/