Ministri i Jashtëm, Bushati: Ndryshon mandati i OSBE, misioni nuk largohet
Ndryshim i mandatit të OSBE duket se është kerkesa e qeverisë shqiptare, e cila edhe zyrtarisht ka kërkuar rishikimin e projekteve të insitucioneve të vendit me misionin. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, tha se kjo praktikë ka ndodhur edhe 2 herë të tjera në vendin tonë, ndërsa hodhi poshte akuzat se i ka marrë kompetencat Kreut të Shtetit duke firmosur largimin e Ambasadorit tonë në OSBE.Për rolin e OSBE foli edhe Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e cila tha se puna e Ambasadës është e mirëpritur për Shqipërinë.Për herë të parë qeveria shqiptare ka pranuar se kërkon ndryshim të mandatit të OSBE në Shqipëri, një praktike që sipas Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati ka ndodhur edhe 2 herë të tjera në vendin tonë.Bushati: “OSBE është një organizatë shumë e rëndësishme, ne jemi vend anëtarë, kemi një rol kyç në këtë organizatë aq më tepër që jemi vend anëtar në NATO dhe kandidat për në BE. Çdo vit ka një proçes rishikimi të prioriteteve apo programeve kryesore të prezencave të OSBE, kudo ku ato janë. Shqipëria nuk përbën përjashtim dhe ka dakordësi të plotë jo thjesht me OSBE, por dhe aktorët e tjerë për të pasur një prioritizim sa më të mirë të programeve dhe projekteve që ka OSBE në Shqipëri. Nuk është një proçes që bëhet për herë të parë, rishikimi bëhet çdo vit.Për atë që ju i referoheni, ndryshimi i mandatit të OSBE në Shqipëri, ka pasur disa herë ndryshime sepse siç dihet mandati fillestar ka qenë që në ’97 dhe Shqipëria e 2003 kur u bë rishikimi i mandatit të parë nuk ishte Shqipëria e ’97, Shqipëria e 2005 kur u bë ndryshimi i dytë nuk ishte ajo e ’97. Edhe ne, edhe OSBE, edhe prezenca këtu me të cilën kemi një komunikim npormal pune është dakord që OSBE të jetë më efektive për të çuar më përpara sfidat që ka Shqipëria. Nuk është detyrë e Ministrit të përcaktojë mandatin e OSBE, është proçes konsultimi ku buxheti që i alokohet prezencës së OSBE në Shqipëri diskutohet me autoritetet shqiptare, në rastin në fjalë me Ministrinë e Jashtme”.Në mes të këtyre diskutimeve për raportin e OSBE me Shqipërinë, Ministri Ditmir Bushati firmosi edhe largimin nga detyra të Ambasadorit tonë në OSBE, Spiro Koçi, një veprim që sipas tij nuk cënon asnjë kompetencë të Presidentit të Republikës.Bushati: “Unë kam respekt për institucionin e Presidentit të Republikës si për çdo institucion tjetër legjitim dhe kushtetues në këtë vend. Nuk kam marrë asnjë kompetencë, thjesht po zbatoj ligjin. Jam i bindur se të gjithë aktorët do të zbatojnë ligjin”.Ministri i Jashtëm konfirmoi edhe njëherë se qeveria shqiptare nuk është në negociata për pranimin e azilantëve nga Siria.Bushati: “Sa i përket azilkërkuesve nuk ka negociata, nuk ka angazhim për momentin që flasim”. Deklaratat Bushati i bëri pas mbledhjes së Komisionit të Jashtëm.Reagimi i ministres Gjosha- Ora News, pyeti edhe Ministren e Integrimit, Klajda Gjosha, nëse duhet të largohet misioni i OSBE nga Shqipëria.Gjosha: “Bashkëpunimi i institucioneve shqiptare me OSBE ka qenë dhe është i mirëpritur. Ne kemi mirëpritur edhe raportin e fundit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet. Janë një sërë rekomandimesh të dhëna nga këto institucione. Ka shumë pune për të bërë si nga institucionet shqiptare ashtu edhe nga organizatat ndërkombëtare për të bashkëpunuar sëbashku dhe për të plotësuar të gjitha rekomandimet e dhëna.Është një punë e mirëpritur, ka qenë e mirëpritur dhe do të mbetet e mirëpritur gjithmonë”.Në një prononcim për Ora News, Gjosha vlerësoi reformën në drejtësi si çelësin për hapjen e negociatave me BE.Pas raportit konfidencial të prezencës së OSBE për Shqipërinë, janë ngritur një seri pikëpyetjesh, nëse në Shqipëri, një vend anëtar i NATO-s, duhet të vijojë të qëndrojë misioni i përhershëm i OSBE.[caption id="attachment_584027" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Ditmir Bushati[/caption] /Oranews.tv/