Përplasen dy automjete, 1 e vdekur dhe 1 i plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në aksin Vlorë-Fier.Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në rrugën e vjetër të Panajasë, në afërsi të fashtit Cerkovinë rreth orës 13.48.Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.Nga përplasja e dy automjeteve ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasja Marjana Cani, 31 vjeç,  që drejtonte mjetin Peugeout me targa VL2067D.Gjithashtu të plagosur kanë mbetur edhe drejtuesi i mjetit Land Rover me targa AA066LC, me iniciale D.J. 25 vjeç, bashkë me shtetasin A.L. 25 vjeç, qe ndodhej ne makine me te, të dy banues në Cerkovinë.Policia njofton se të dy 25-vjeçarët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës.Në vend kanë shkuar shërbimet e qarkullimit, shërbimi zjarrfikës dhe ekspertët që po japin ndihmën e parë dhe po kryejnë veprimet hetimore në lidhje me ngjarjen.[caption id="attachment_584292" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Makina e aksidentuar ne Vlore Ne foto: Makina e aksidentuar ne Vlore[/caption]• Ndërkohë në autostradën Durrës - Tiranë në vendin e quajtur"Mbikalimi i serave" dy kamionë me targa 03 - 982 - DC dhe AA 718 LL kanë aksidentuar për vdekje një shtetase këmbësore, ende të paidentifikuar. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.