Analistët: Rizgjedhja e Tsipras, rezultat i mungesës së alternativave

Për analistët grekë, shansi i dytë për Tsipras ka lidhje me mungesën e alternativave dhe lodhjen e popullit grek.Por kjo formulë, që zgjidh të keqen më të vogël, i ka dhënë një pushtet dhe konsolidim liderit të Syrizas, Aleksis Tsipras. Rezultati ishte i papritur, por edhe kthimi i Agimit të Artë.Janis Emanuilidis, analist në qendrën për politikat europiane shprehet:"Rezultati i zgjedhjeve është disi i papritur. Askush nuk e kishte menduar se Syriza do të kishte këtë diferencë të madhe me rivalin kryesor, partinë konservatore Demokracia e Re. Grekët me votën e tyre deklaruan se kanë besim tek Tsipras, që duan ti japin një shans tjetër dhe që nuk duan më ti kthehen politikës së vjetër. Ata besojnë se Tsipras, edhe partia e tij, por veçanërisht ai, është një agjent i ndryshimeve të mëdha, pasi shumica e grekëve shpesojnë që një ndryshim i madh të vijë në vend”.Sipas tij ky rezultat e bën liderin e majtë të ndihet i fortë, pasi kjo është fitorja e tretë që ai korr që nga janari me zgjedhjet e përgjithshme kur erdhi në pushtet për herë të parë, më pas në korrik me referendumin dhe tani.Sipas analistit Emanuilidis, tashmë Tsipras është kthyer fuqishëm në skenën politike greke, duke u bërë një figurë e rëndësishme në politikën e brendshsme.Sa i përket marrëdhënieve me partnerët europianë, analisti thotë se nuk ka asgjë të re, pasi gjithçka është vendosur në periudhën korrik-gusht.Megjithatë sipas tij shkalla e ulët e pjesmarrjes në zgjedhje, tregon që grekët janë të zhgënjyer, por ajo që shihet gjithashtu shqetësuese nga Emanulidis, ësstë rezultati i Agimit të Artë."Shkalla e pjesëmarrjes në këto zgjedhje ishte shumë e ulët, më ulëta në histori, me rreth 55% , gjë e cila tregon se shkalla e zhgënjimit të qytetarëve ka lidhje drejtpërdrejt me klasën politike. Një shenjë shqetësuese është fakti që Agimi i Artë u radhit sërish partia e tretë më e madhe në vend, e cila nuk është me të vërtetë një surprizë, por kjo nuk është shenjë e mirë për Greqinë dhe as për demokracinë greke”.