Tregtarët e fruta-perimeve në protestë, kundër vendosjes së kasës fiskale

Dhjetëra tregtarë të tregut të fruta perimeve në Elbasan, protestuan përpara Drejtorisë Rajonale të Tatimeve kundër aksionit ndaj informalitetit.Ata kërkojnë të mos u vendoset kasë fiskale, pasi për specifikën e mallit që tregtojnë kjo është e pamundur.Në Shkodër, tregtarët e Zdrales kërkojnë zgjidhje për tregtimin e fruta-perimeve, pas aksionit që ka ndërmarrë duke i larguar nga trotuaret dhe rrugët. 200 tregtarët që prej vitesh shesin në këtë zonë, ditët e fundit janë përballur edhe më kërkesën e tatimorëve për liçensim.Tregtarët e tregut industrial të Kavajës, protestuan kundër aksionit të qeverisë për t'i formalizuar.  Sipas tyre klasifikimi si biznes i vogël, dhe vendosja e kasave përkthehet në falimentim, pasi shpenzimet janë më të larta se fitimet.Në janë 250 tregtarë që i janë drejtuar Këshillit të Bashkiak me kërkesën për t'u trajtuar si Ambulant.Në të gjithë vendin tregtarët janë përballur me kontrolle për ligjshmërinë e aktivitetit, në kuadër të aksionit ndaj informalitetit, i nisur prej fillimit të shtatorit./Oranews.tv/