"Prenga donte të rishiste licencën për 500 mijë euro"
500 mijë euro në këmbim të licencës për të peshkuar në Lagunën e Patokut. Kaq është shuma që Gjok Cali, administrator i kompanisë "Cali" sh.p.k pretendon se i është propozuar për të riblerë licencën e peshkimit në Lagunë.Dëshmia e Gjok Calit, por dhe e shumë dëshmitarëve të tjerë të konfliktit që mbrëmjen e 4 shtatorit shkaktoi 7 të plagosur dhe 6 të arrestuar mes tyre dhe deputetin Armando Prenga erdhi në dokumentarin me titull "Parlamenti; Me gjuhën e plumbave" pjesë e emisionit "Të Paekspozuarit" të gazetarit Ylli Rakipi në Ora NewsNe mars 2015 Ministria e Bujqësisë hapi tenderin Në mars të vitit 2015 Ministria e Bujqësisë me një tender të hapur i hoqi të drejtën e shfrytëzimit të Lagunës së Patokut familjes Cali dhe ia kaloi vëllait të deputetit Prenga.Vendim ky që u ankimua nga familja Cali në Gjykatën Administrative, me arsyetimin se kompania e tyre nuk ka eksperiencën e duhur, pasi kishte vetëm dy muaj që ishte krijuar.Për insepsktorin e peshkimit Gjok Deda, vendimi i Ministrisë së Bujqësisë për heqjen e licencës së shfrytëzimit peshkatarëve të familjes Cali dhe kalimi i saj, një kompanie pa eksperiencë, sjell pasoja katastrofike për lagunën.Familja Cali, janë banorë të hershëm në zonën e Lagunës së Patokut dhe siç provon dokumenti, ata janë pajisur me leje gjuetie që në vitin 1940.Ankesat per tenderin- Familja Cali ka një lum ankesash për procedurat e tenderit. Referuar dokumenteve të QKR-së, kompania “TENKI 01” e vëllait të deputetit u krijua dy muaj para tenderit.Ministria e Bujqësisë në tre raste dështoi në organizimin e procedurave për të shpallur fituesin. Kompania fituese u shpall në konkurimin e katërt.Ajo ishte kompania “TENKI 01”, e cila siguroi vetëm pesë pikë më shumë se kompania e familjes Cali. Ata akuzojnë zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë për favorizimin e vëllait të deputetit dhe për falsifikim të dokumenteve.Gjon Cali, Administrator i kompanisë “Cali” sh.p.k”: Ishte dokumentacion falso. I futi më datën 2 dhe i tërhoqi me datën 4. E kanë marrë në telefon nga ministria dhe i kanë thënë deputetit se garancinë bankare e ke falso. Më datën 17 ka futur 200 mijë euro dhe i ka tërhequr më 19. Ky është fakt i gjallë. Të shkojë ta verifikojë prokuroria është faktPas përplasjes me armë reagoi edhe ministri Edmond Panariti, duke hedh poshtë pretendimet e familes Cali. Ai publikoi një shkresë, sipas së cilës vetë Gjon Cali pranonte se procedurat e tenderit ishin të rregullta. Por ai e hedh poshtë duke deklaruar: Letrat që jep ministria nuk janë të miat por janë falco.Propozimi surprizë 500 mije euro- Por pavarësisht kundërshtimeve të shumta të familjes Cali, Ministria e Bujqësisë shpalli fitues kompaninë “TENKI 01” të vëllait të deputetit. Çuditërisht, kur pritej të fillonte investimi i deklaruar në planin e biznesit, kompania “TENKI 01” u ofron një propozim suprizë peshkatarëve të Lagunës. Gjon Cali: "Një ditë që ka ardhur aty na ka thënë se nëse doni tjua shes unë jua shes. Por ai këkon 500 mijë euro për licencë. Sa të jetë gjallë ta mbajë këtë lagunë jo dhjetë vjetë por gjithë jetën me këto kushte që ka nuk i merr 500 mijë euro."Liçenca e shfrytëzimit siç duket shërbeu për betonizimin e saj - Investimi i parë në lagunë nga kompania “TENKI 01” është një barake. Por më pas ndryshoi gjithçka: Trajlerat filluan të sillnin gur, zhavor, hekur e beton. Zona u transformua me prerjen e shumë pishave qindravjeçare që shërbenin si frymarrje për Lagunën. Liçenca e shfrytëzimit siç duket shërbeu për betonizimin e saj. Barakat e drurit u transformuan në armaturë dhe beton.Laguna e Patokut- Laguna e Patokut ndodhet në bregun e Adriatikut, pikërisht mes Lumit Mat në Veri dhe Ishmit në Jug. Laguna shtrihet në një sipërfaqe prej 400 hektarësh dhe është e pasur me specie të ndryshme, ku karakterizohet nga një shumëllojshmëri e grupeve dhe llojeve të peshqve, nga molusqet, (midhjet dhe kermijte), deri tek gaforret dhe insektet. Qysh prej krijimit të saj, në vitin 1940, shfrytëzohej nga komuniteti i zonës, që e kanë patur peshkimin profesion të vetëm.Krahas shfrytëzimit nga kompanitë e liçensuara, shërben si burim jetesë edhe për peshkatarët e zonës, të cilët nuk janë penguar asnjëherë.