Reagimet pas zgjedhjeve në Greqi, shtypi i së hënës hapet me "shansin e dytë"
Një ditë pas zgjedhjeve, mbështetësit e partisë së majtë Syriza në Greqi kanë mirëpritur fitoren e papritur të liderit, Aleksis Tsipras, i cili ka marrë një mandat të qartë për të drejtuar rikuperimin ekonomik të vendit.Votimi i siguroi liderit të majtë të konsideruar më i sinqerti në Europë, dominim të skenës politike greke, pavarësisht braktisjes nga radikalët e partisë muajin e kaluar për shkak të dorëzimit të tij para kërkesave dhe masave shtrënguese të kreditorëve ndërkombëtarë."Të gjithë, përfshirë edhe veten time, votuan për Syrizan, sepse nuk ka arternative tjetër. Deri tani i provuam të gjithë, Syriza duket se ka dëshirë të punojë. Nuk besoj se Aleksis Tsipras do të bëjë më shumë se ajo çfarë bëri, megjithatë populli i dha një shans tjetër,le të shohim çfarë do të bëjë tani e tutje”, thotë Fotini Diakomidou, punëtor në sektorin e turizmit.Syriza tha të dielën se ka në plan të krijojë koalicionin qeverisës me Grekët e Pavarur, i njëjti partner që Tsipras zgjodhi pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme të janarit, ndërsa partia konservatore Demokracia e Re pranoi humbjen."Unë votova për Demokracinë e Re, por populli grek zgjodhi Tsipras, kështu që mbase ai është më i përshtatshëm,çfarë mund të them tjetër”, thotë pensionisti Konstaninos Pikos.Megjithatë, Leonidha Kapeles, nëpunës civil në pension, sheh përpara vetëm dëshpërim."Jam i dëshpëruar sepse njerëzit vërtet nuk arrijnë të shohin atë që po ndodh, ata nuk e dinë se për kë kanë votuar. Ata gabuan disa herë dhe sërish gabojnë, por më vonë do ta kuptojnë atë që kanë bërë”, tha ai.Të hënën edhe titujt e parë të gazetave u hapën me tituj si "Një shans i dytë për të vijuar rrugën e reformave dhe të planit të shpëtimit të Greqisë”.Sipas mediave të shkruara, Tsipras përmes reformave do të rikapitalizjë bankat dhe përmirësojë situatën teksa reçesioni ekonomik po shoqërohet edhe me një krizë të thellë të klandestinëve.Kurse një koment në faqen zyrtare të Tsipras thotë:"Le të shpresojmë se kjo kohë ka fshirë gabimet tragjike të 7 muajve të fundit dhe qeveria e re vepron me kujdes, duke kërkuar konsensusin më të mirë të mundshëm.