Laborator droge në banesë, arrestohet në Milano “kimisti” shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2015, 14:36
Policia italiane ka arrestuar një 23 vjeçar shqiptar, në komunën e Sesto San Giovanni në provincën e Milanos me akuzën e përdorimit të lëndëve narkotike.Për policinë italiane, shqiptari 23-vjeçar ishte një kimist i vërtetë në përgatitjen e lëndëve narkotike.Në një apartament në përdorim të tij, policia italiane ka gjetur një laborator të vërtetë droge me instrumente e lëndë përbërëse në përgatitjen e konfeksionimin e heroinës.Në banesën e tij u sekuestruan 16.5 kg heroinë.