Eduart Ndocaj: S’kam kritikuar Ramën, por sistemin keqqeverisës të tij
Eduart Ndocaj, kandidati i gjashtë i PS në listën e deputetëve për qarkun e Lezhës më 23 qershor po kërkon të marrë mandatin e lënë nga Arben Ndoka.Edhe pse i është bashkuar PDK-së së Nard Ndokës, Ndocaj thotë se mandati i takon atij.Eduart Ndocaj sqaron edhe qëndrimin e tij kritik ndaj qeverisë, duke nënvizuar se kritikat nuk i adresohen Kryeministrit, por politikave të ndjekur prej tij dhe që godasin shtresat në nevojë.“Kritikat e mia ndaj qeverisë nuk kanë qenë ndaj një individi të veçantë. Kritikat e mia janë ndaj sistemit, që është totalisht i gabuar dhe po godet shtresat e varfra dhe mirëqënien e ekonomisë”.Ndocaj thotë se nëse merr mandatin e deputetit do të mbështesë qeverinë, por edhe shtresat e varfra.“Do jemi bashkëpunëtorë për rimëkëmbien e Shqipërisë dhe Lezhës që na votuan më 23 qershor. Do jemi në mbështetje të qeverisë Rama, duke qenë se kemi dhe një kontratë me qeverinë. Do respektoj marrëveshjen që PDK ka nënshkruar para zgjedhjeve lokale. Qëndrimi ynë do jetë në të mirën e popullit të thjeshtë. Patjetër do jem një zë i fuqishëm për shtresat e varfra që sot janë të braktisura”.Deklarata e Ndocajt u bë nga kryeqyteti italian Romë, ku ishte i pranishëm si përfaqësues i demokristianëve të Shqipërisë në takimin e Partive Popullore Europiane për situateën aktuale në Evropë.[caption id="attachment_584055" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Eduart Ndocaj[/caption] /Oranews.tv/