Merr flakë jahti i presidentit të Napolit , De Laurentiis shpëtohet me helikopter
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2015, 13:02
President i klubit italian të Napolit Aurelio De Laurentiis është shpëtuar mbrëmjen e së dielës me helikopter pasi jahti në të cilin ai ndodhej është pushtuar nga flakët në det.Incidenti ndodhi vetëm pak orë përpara ndeshjes me Lacion , megjithëse nuk dihet nëse ai do të paraqitet në stadiumin e San Paolos.