Grabitën bankomatin në aeroport, arrestohet banda, mes tyre një shqiptar
Policia italiane ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm 6 persona; shqiptarin Agron Lulla 34 vjeç, një qytetar italian e 4 nënshtetas rumunë si anëtarë të një bande e specializuar në grabitje e vjedhje.E njohur si "banda e bankomatit" në natën e 18 shtatorit, në një aksion të ngjashëm me një film, ata realizuan vjedhjen e një bankomati në aeroportin ndërkombëtar "Riviera e Koralit" në Alghero, në provincën e Sasarit të rajonit të Sardenjës.Sipas policisë italiane anëtarët e bandës si profesionistë të vërtetë kishin planifikuar mirë çdo detaj, duke e realizuar grabitjen brenda 3 minutave.Me dy furgona të vjedhur, ata fillimisht kanë bllokuar me bllok çimentoje hyrjen e automjeteve në parkingun e aeroportit.Me dhunë kanë shkatërruar dyert e brendshme të tij, duke u futur më furgon deri pranë bankomatit.Më pas kanë lidhur me automjetin, bankomatin e vjedhur duke e tërhequr zvarrë deri në dalje të aeroportit.Aty i priste furgoni i dytë në të cilin kanë ngarkuar bankomatin duk u larguar me shpejtësi.Grabitja ishte regjistruar në videokamerat e aeroportit, fakt që ka ndihmuar grupin hetimor në identifikimin e autorëve.Policia e Sasarit mundi të arrestojë 6 anëtarët e bandës si dhe të rekuperojë rreth 100 mijë eurot e vjedhura nga bankomati.
